Çdokush që dëshiron të raportojë për ndonjë vepër të dyshuar korruptive në institucionin ku punon, privat ose publik, do të jetë i mbrojtur nga Ligji për mbrojtjen e sinjalizuesve që Kuvendi i Kosovës tashmë e ka kaluar në lexim të parë.
Sipas shoqërisë civile dhe monitoruesve ndërkombëtarë, ky ligj konsiderohet si një nga më të avancuarit në shumë vende të Evropës.
Për një çështje të tillë, disa nga organizatat joqeveritare në Kosovë, vazhdimisht kanë shprehur shqetësimin dhe kanë kërkuar nga autoritetet kompetente mbrojtjen me ligj të këtyre personave, që raportojnë korrupsionin.
Sipas shoqërisë civile, zbatimi i këtij ligji në Kosovë pritet të inkurajojë më shumë punonjësit që të raportojnë korrupsionin ose aktivitetet e tjera kriminale në institucionet që ata punojnë, pasi ndalë frikësimin e tyre nga ndëshkimet e punëdhënësit.
Jeton Zulfaj, nga Lëvizja Fol, e konsideron domosdoshmëri miratimin dhe zbatimin e këtij ligji.
“Tash mbetet që të bëhen kampanja informuese për punëtorët në vendin e punës, që të informohen ata që janë vërtetë të mbrojtur kur dëshirojnë të raportojnë shkeljet korruptive. Dhe askush nuk mundet të hakmerret ndaj tyre, qoftë me vendin e punës. Sepse edhe nëse ka kërcënime, le të themi edhe me jetë, ligji më pastaj personin e trajton me Ligjin për mbrojtjen e dëshmitarëve”, thotë Zulfaj.
Edhe Florent Spahija, zyrtar ligjor në Institutin Demokratik të Kosovës thotë për Radion Evropa e Lirë se ligji mbron sinjalizuesin, por edhe garanton të drejtat e tyre pas sinjalizimit.
“Tashmë me ligjin e ri, kur të hynë në fuqi, personat do të kenë një hierarki më të cilën do të mund të shohin se ku mund të raportohet rasti i tyre, çfarë mund të raportojnë, si mund të raportohet, dhe a kanë mundësinë që nëse institucioni nuk ndërmerr veprime, atëherë lejohet raportimi edhe në agjenci tjera. E nëse edhe agjencia tjetër nuk i merr, ata do të jenë të mbrojtur ligjërisht edhe nëse dalin publikisht”, thotë Spahija.
Sipas këtij ligji, sinjalizuesi gëzon të drejtën e mbrojtjes së identitetit të tij gjatë procesit të sinjalizimit, ruajtjen e fshehtësisë së burimit të informacionit të sinjalizuar. Kjo mbrojtje parashihet gjatë dhe pas periudhës së sinjalizimit dhe madje edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës me punëdhënësin.
Po ashtu sinjalizuesi, në bazë të ligjit, mbrohet nga çdo veprim i dëmshëm i marrë ndaj tij nga punëdhënësi, duke përfshirë këtu shkarkimin nga puna, pezullimin nga puna ose të një ose më shumë detyrave, transferimin brenda ose jashtë institucionit publik ose subjektit privat pa pëlqimin e tij, uljen në pozitë dhe zvogëlimin e pagesës.
Por, një fat të tillë nuk e ka pasur Murat Mehmeti, udhëheqës i Njësisë së Hetimeve në Administratën Tatimore të Kosovës, i cili vite më parë kishte raportuar për krim të organizuar në këtë institucion në vlera milionëshe.
Për këtë raportim ai ishte përballur me ndërrim të vendit të punës, presione, kërcënime, por megjithatë pas ankesave të shumta në institucionet kompetente është kthyer në vendin e tij të punës.
Mehmeti shpreson se më zbatimin e Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve, edhe punonjësit tjerë do të kenë guxim që të raportojnë korrupsionin.
“Po jam dënuar, njëherë jam transferuar, pasi nuk kanë pasur arsye të më largojnë nga vendi i punës. Unë kam raportuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. E di që dosja është në Prokurori. Unë nuk jam fajtor. Unë i besoj ligjit të ri dhe besoj se do zbatohet”, thotë Mehmeti për Radion Evropa e Lirë.
Por, në rast se institucioni përgjegjës nuk mbron sinjalizuesin nga ndonjë veprim i dëmshëm, Gjykata kompetente shqipton gjobë, e cila nuk mund të jetë më pak se 500 euro dhe jo më shumë se 20,000 mijë euro për institucionin përgjegjës publik ose subjektin privat.
Gjobat e parapara në këtë projektligj mund të dyfishohen në rastet e shkeljeve të rënda apo të përsëritura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë “sulme politike”
Prokuroria del me detaje tjera rreth vjedhjes në argjendarinë në Prizren - kërkohet paraburgim për të arrestuarin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite