Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR), dhe Misioni i USAID-it në Kosovë kanë nënshkruar sot Marrëveshjen e Mirëbesimit për mbështetjen e sektorit të bujqësisë në vend. Përmes kësaj marrëveshje, do të krijohet një program i veçantë për mbështetjen e zinxhirit të vlerave të frutave të imëta dhe bimëve mjekësore dhe aromatike në Kosovë, për implementimin e të cilit është siguruar një fond prej 3.8 milionë euro.
Bazuar në këtë marrëveshje, synohet zhvillimi ekonomik e bujqësor i vendit, rritja e prodhimit bujqësor e bashkë me këtë edhe rritja e të ardhurave të fermerëve, si dhe krijimi i vendeve të reja të punës.
Me rastin e nënshkrimit të kësaj marrëveshje, Ministri i MBPZHR-së, Nenad Rikalo, ka thënë se bashkëpunimi i ministrisë me partnerët ndërkombëtarë nga viti në vit ka dhënë dhe po jep rezultate shumë pozitive në zhvillimin dhe avancimin e sektorit bujqësor.
“Kjo marrëveshje e bashkëpunimit me USAID-in është shumë e rëndësishme, pasi që përmes saj kemi arritur të kemi një kontratë tre vjeçare, e cila garanton mbështetjen e prodhuesve tanë bujqësor që merren me kultivimin e mjedrave, manaferrave e bashkë me këtë synojmë që përveç rritjes së prodhimtarisë, ta shtojmë edhe cilësinë e këtyre prodhimeve. Po ashtu synojmë edhe të rrisim mundësinë e eksportit të këtyre prodhimeve në tregjet e huaja, si dhe të ndihmojmë në krijimin e kontratave afatgjate që garantojnë sigurinë e këtyre prodhimeve”, ka thënë ministri Rikalo.
Ai ka falënderuar USAID-in për mbështetjen e vazhdueshme që po e jep për zhvillimin e sektorit të bujqësisë në Kosovë.
Në anën tjetër, drejtoresha e Misionit të USAID-it në Kosovë, Lisa Magno, theksoi se USAID-i do të vazhdojë që ta mbështesë sektorin e bujqësisë dhe në përgjithësi zhvillimin ekonomik në Kosovë. Përmes këtij partneriteti, ajo tha se kanë për qëllim të rrisin sasinë dhe cilësinë e prodhimit bujqësor.
“Tani po hymë në një partneritet të drejtpërdrejt me Qeverinë e Kosovës, konkretisht me Ministrinë e Bujqësisë, që në afat të shkurtër synohet që të risim prodhimin dhe eksportin, mirëpo përtej kësaj ne e shohim partneritetin me Ministrinë e Bujqësisë si një mundësi që të ndihmojmë ministrit dhe ekipit të tij që të shënjestrojnë më mirë ato asete që i kanë dhe t’i shfrytëzojnë ato më mirë. Jemi shumë mirënjohës për bashkëpunimin që kemi pasur me ministrin dhe me shumë dëshirë presim bashkëpunim edhe në të ardhmen për t’i ndihmuar Kosovës”, tha ajo, duke shtuar se bujqësia është një pjesë shumë e rëndësishme e zhvillimit ekonomik dhe kjo mund të bëjë ndryshime në jetën e qytetarëve të Kosovës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
1 Maji, Kurti thërret për solidaritet dhe organizim sindikal
Dita e punëtorëve, Tahiri: Sot nuk ka vend për festë – Qeveria mund të festoj dështimet
UBT ndan çmimin më të lartë institucional për Rektorin e Trakya Üniversitesi, Prof. Dr. Erhan Tabakoğlu dhe bën hapjen e Teknoparkut Ndërkombëtar
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
IPKO me pako ditore dhe javore 3G dhe 4G
Nafta, drejt rënies
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit