LAJMI I FUNDIT:

Elina Duni – “Këngë të dashurisë dhe mërgimit” në Anibar

Elina Duni – “Këngë të dashurisë dhe mërgimit” në Anibar

Xhaz kompozitorja shqiptaro-zvicerane, Elina Duni, vjen me performancë në Anibar.

Me tingujt e saj unik të gërshetimit te tradicionales dhe xhazit, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, më 16 gusht do ngjallë pjesën dëfryese të festivalit Anibar.


Elina Duni që nga viti 2012 ka nënshkruar kontratë me ECM Records. Ajo padyshim është një prej artisteve të rralla krijuese dhe interpretuese.

Kombinimi i këngëve tradicionale folklorike shqiptare me xhazin ka zgjuar kureshtje dhe duartrokitje te njohësit e muzikës.

Lajmet për Anibar
Lexo po ashtu Lajmet për Anibar

Për këtë projekt, Elina Dunit do t’i bashkëngjitet kitaristi Rob Luft, i vlerësuar si një prej yjeve në ngritje të skenës bashkëkohore të xhazit Londinez.

Performanca e Luft përmban oshëtime të Afrikës Perëndimore, folklorit anglez dhe ‘rock indie’, të cilat gjejnë një homologe ideale në vokalin e Elina Dunit.

Për të kompletuar formacionin, me këtë rast, duo fton bateristin italian Enzo Zirilli, tingujt e të cilit i pasurojnë këngët e përjetshme popullore.

Ju ftojmë që të mos e humbisni ketë performancë të paharrueshme më 16 gusht në parkun Karagaq në Pejë.

Në trend Magazina

Më shumë
Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Diddy është i tmerruar nëse do të shfaqen video të tjera të dëmshme, pasi ai u filmua duke rrahur ish-in Cassie Ventura

Magazina
Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Don Xhoni dënohet nga policia, pasi bëri gara shpejtësie me Lamborghini në Tiranë

Magazina

"I shoh kokë më kokë" - Pas daljes, Françeska tregon se kush mund ta fitojë Big Brother-in

Magazina
Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Blero përlotet pasi dëgjon zërin e Afronës në studio, e pranon publikisht: Më kanë tradhtuar

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Megan Thee Stallion merr vëmendje me një veshje ekspozuese rozë, gjatë turneut veror

Magazina
Kalo në kategori