LAJMI I FUNDIT:

Analistët: Sektori civil në shërbim të partive politike për referendumin në Maqedoni

Analistët: Sektori civil në shërbim të partive politike për referendumin në Maqedoni

Referendumi për marrëveshjen me Greqinë, që duhet të mbahen më 30 shtator, ka ndarë jo vetëm partitë politike, por edhe organizatat joqeveritare, sa i përket mbështetjes apo bojkotit të qytetarëve të cilët duhet të vendosin mbi këtë marrëveshje.

Sipas pushtetit, mbështetja e marrëveshjes së parasheh ndërrimin e emrit të shtetit, në “Maqedonia e Veriut”, hap rrugën e anëtarësimit të vendit në NATO dhe Bashkim Evropian, ndërsa sipas opozitës, kjo marrëveshje është antikushtetuese dhe antikombëtare, pasi sipas saj humbet, si identiteti ashtu edhe gjuha e kultura maqedone.

Ngjashëm vlerësojnë edhe afro 30 organizata joqeveritare që janë bashkuar në një front për të nisur fushatën për bojkotin e referendumit. Një nga drejtuesit e këtij fronti, Janko Baçev nga partia “Maqedonia e Bashkuar”, që vepron sipas kursit të partisë “Rusia e Bashkuar”, të presidentit rus, Vladimir Putin, ka thënë se pas dështimit të referendumit do të përgjigjen të gjithë ata, që sipas tij, kanë tradhtuar interesat kombëtare.


“Qeveria e re dhe legjitime që do të vije pas 30 shtatorit do të qërojë hesapet me të gjithë tradhtarët e kombit. Të gjithë ne do të bojkotojmë referendumin më 30 shtator. Nuk do të dalim në referendum dhe me këtë ne ta shpëtojmë emrin shekullor maqedonas “, ka deklaruar Baçev, i cili në protestat e muajit të kaluar kundër Marrëveshjes me Greqinë, ishte parë duke valëvitur në duar flamurin e Rusisë.

Aktivisti Alek Goçev thotë se e drejta për protesta apo edhe bojkot është e garantuar, por se duhet të hetohet prapavija e tyre, nëse kanë mbështetje politike apo nëse financohen nga struktura të caktuara jashtë shtetit.

“Unë nuk shoh asgjë kontestuese në bashkimin e tyre apo ngritjen e nismave për bojkot. Megjithatë, bazuar në disa prononcime të zyrtarëve të lartë, vlerësoj se institucionet e sistemit duhet të hetojnë se prej nga financohen këto grupime. Flitet se kanë mbështetje nga OBRM-PDUKM-ja opozitare, nga Rusia, e kështu me radhë, por kjo duhet të hetohet. Në mesin e qytetarëve që mbështesin këto organizata pa dyshim se ka edhe persona që vërtetë mendojnë se Marrëveshja me Greqinë për ndërrimin e emrit është e dëmshme dhe se duhet të bojkotohet referendumi. Por, prapavija e organizatave që bëjnë thirrje për bojkot, sikur më tepër ka të bëjë me realizimin e synimeve të partive të caktuara sesa që udhëhiqen nga ideale të sinqerta”, ka deklaruar Goçev, i cili ka marr pjesë në nisma të tilla në kohën kur LSDM-ja ishte në opozitë.

Në atë kohë kishte edhe organizime tjera, si “Revolucioni Shumëngjyrësh” që luftonte pushtetin e atëhershëm të OBRM-PDUKM-së. Një pjesë e sektorit civil edhe tani mbështet Qeverinë dhe realizimin e referendumit. Madje, mediat kanë publikuar një vendim të Ministrisë së Mbrojtjes, për të financuar disa organizata joqeveritare dhe individë për të organizuar seminare e tribuna të ndryshme në mbështetje të integrimit të vendit në NATO.

Bashkim Selmani, njohës i çështjeve politike dhe ligjërues në Universitetin e Tetovës, thotë se në Maqedoni nuk ka sektor civil real, por se të gjitha grupimet janë produkt i partive politike për realizimin e qëllimeve të tyre.

“Fatkeqësisht kjo na dëshpëron neve si qytetar për arsye se në këtë rast sektori civil nuk u shtron rolin që duhet të ketë, por thjesht bën veprime të heshtura politike, që shpesh herë e ngacmojnë edhe veprimtarinë institucionale. Kjo është edhe për fajin e vet gjyqësorit, pasi në këto raste duhet të veprojë, në momentin që konstatohet se këto shoqata ushtrojnë veprimtari politike, atëherë duhet t’i merret leja e veprimit”, thotë Selmani.

Debatet për referendumit pritet të marrin në intensitet në fundin e gushtit dhe fillimi i shtatorit, kur pritet të nisë fushata që do të zgjasë 20 ditë./Rel/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Darka e Lamës në Llukë të Deçanit, Haradinaj: Shenjë e jona që na bashkon

Lajme
Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Njohësit e sigurisë: Serbia synon ta mbajë veriun të tensionuar

Siguri
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta

Siguri
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Kalo në kategori