Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASH), Shyqyri Bytyqi, ka vlerësuar lart punën e bërë nga mësimdhënësit në diasporën shqiptare për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës dhe historisë së kombit tonë.
Ai gjatë një takimi sonte me mësimdhënës nga diaspora shqiptare, ka folur për që kanë mësimdhënësit shqiptarë në konsolidimin organizativ dhe profesional në punën me nxënës, e cila ka përkujdesen për ruajtjen e gjuhës dhe traditave shqiptare.
Bytyqi tha se MASHT-i do të vazhdojë mbështetjen për shkollën shqipe në diasporë, të cilat duhet të kenë një organizim më të mirë, në mënyrë që fëmijët e mërgimtarëve të mos e harrojnë gjuhën, kulturën dhe historinë shqiptare.
“Vazhdimisht mërgata jonë ka treguar një veçanti karshi vendit tonë dhe ka kontribuar në të gjitha situatat në të cilat jemi kaluar dhe sa herë kemi pasur ditë më të vështira, pasi ju në ditë më të vështira u gjendët pranë vendit tonë dhe tash jemi në rrethana më të favorshme. Kemi vendin tonë dhe funksionojmë si shtet dhe me të drejtë ju bashkatdhetarët ktheni kokën kah ne dhe duhet të kërkoni mbështetjen nga institucionet tona, dhe ne si shtet kemi për obligim që t’ju krijojmë kushte që edhe në diasporë të zhvillohet mësimi, që fëmijët tanë ta kenë të pastër gjuhën shqipe, kulturën dhe historinë tonë”, tha ai.
Ministri Bytyqi tha se Kosova ka për obligim të përkujdeset për diasporën dhe se MASHT është duke luajtur një rol përmes një zyre që artikulon çdo kërkesë që vjen nga diaspora dhe se në këtë drejtim ka pasur hapa pozitiv.
“Një ndër hapat më pozitivë së fundit është bashkëpunimi Kosovë- Shqipëri që të dyja shtetet të orientohen drejt ndihmës së shkollave shqipe në diasporë. Kemi arritur disa marrëveshje të rëndësishme, ku ne konsiderojmë se arritja më e madhe është finalizimi i kurikulave të përbashkëta për diasporën dhe financimi i përbashkët i shkollave shqipe në diasporë që akoma ka mbetur në letër, por shpresojmë se kjo marrëveshje e shkruar në letër të zbatohet në praktikë”, tha ai.
Ministri Bytyqi kërkoi shtimin e numrit të fëmijëve të organizuar në shkollat shqipe në diasporë, pasi sipas shifrave aktuale gjendja nuk është e kënaqshme, por shfaqi shpresën se takimet më të shpeshta me mësimdhënësit në diasporë do të kenë ndikim pozitiv në këtë drejtim.
Ndërsa, Faruk Nura, zëvendësministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike, tha se kjo ministri është e hapur dhe bashkëpunuese dhe këtë e tregon më së miri në çdo takim me mësimdhënësit nga diaspora.
Në këtë eveniment u bë ndarja e mirënjohjeve për mësimdhënës për punën e bërë gjithandej në gjithë diasporën shqiptare./KP/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë