LAJMI I FUNDIT:

Gjermania i dhuron Policisë Kriminale në Shqipëri 5 automjete

Gjermania i dhuron Policisë Kriminale në Shqipëri 5 automjete

Zyra Federale Kriminale Gjermane i dhuron 5 automjete Task Forcës Qëndrore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit.

Siç njofton Policia e Shtetit, në ceremoninë e dhurimit të automjeteve ishte e pranishme edhe Ambasadorja e Gjermanisë Susanne Schütz.


Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu falënderoi ambasadoren Schütz për ndihëm e vazhdueshme dhe serioze të Policisë Gjermane, dhe theksoi se marrëdhëniet mes dy policie janë mjaft të mira.

Veliaj deklaroi se Policia e Shtetit është e angazhuar në operacionin “Forca e Ligjit”, me qëllim goditjen e grupeve kriminale duke bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët për këtë qëllim.

Ndërkaq ambasadorja Schütz theksoi se kjo nuk është vetëm ndihmë në vlerë materiale, por është tregues i qartë i besimit dhe mbështetjes së vazhdueshme për Policinë e Shtetit.

Delegacioni nga Gjermania dhe ambasadorja Susanne Schütz

Në vijim ajo shprehu bindjen e saj se rezultatet në të ardhmen do të jenë akoma më pozitive në saj të bashkëpunimit të ndërsjellët dhe ndihmës së vazhdueshme nga Gjermania, pasi Shqipëria është një partner shumë i rëndësishëm i këtij shteti.

Kjo ndihmë vjen në kuadër të asistencës që BKA ka dhënë për Task Forcën, në kuadër të kësaj asistence, ishte dhe dhurimi i 5 automjete, me një vlerë totale 70.000 Euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori