LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur kamioni cisternë shpërthen në Bolonja, raportohet për mbi 50 të plagosur (Foto/Video)

Momenti kur kamioni cisternë shpërthen në Bolonja, raportohet për mbi 50 të plagosur (Foto/Video)

Të paktën 56 persona janë plagosur në një autostradë, kur nga shpërthimi i fuqishëm i një kamioni cisternë u shemb një pjesë e një ure afër aeroportit të Bolonjës në Itali.

Pamjet amatore janë shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, ku shfaqet një top i madh i zjarrtë në qiell si dhe tymi i zi, derisa deri te shpërthimi kishte ardhur kur kamioni cisternë u përfshi në një aksident, transmeton Telegrafi.


Shpërthim i madh në Bolonjë (Foto/Video)
Lexo po ashtu Shpërthim i madh në Bolonjë (Foto/Video)

Në një njërën nga videot e shumta, shihet se shpërthimi ndodh pak metra larg qytetarëve që kishin dalur nga veturat dhe po vraponin për ta shpëtuar kokën.

Sipas ekipeve të zjarrfikësve dhe shpëtimtarëve, disa nga të plagosurit e kanë pësuar kur copëzat e xhamave u janë ngulur në pjesë të ndryshme të trupit nga shpërthimi i fuqishëm i kamionit cisternë. /Telegrafi/