LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e vrasësit të John Lennon thotë se e ka ditur dy muaj më herët se Mark Chapman do ta vriste rokerin

Gruaja e vrasësit të John Lennon thotë se e ka ditur dy muaj më herët se Mark Chapman do ta vriste rokerin
John Lennon (Foto: Getty Images)

Gruaja e Mark Chapman, vrasësit të John Lennon, ka pranuar se ajo e ka ditur dy muaj më herët se burri i saj do ta vriste ikonën e muzikës.

Në një intervistë për The Daily Mirror, Gloria Hiroko Chapman ka thënë se e kishte ditur planin e burrit të saj për vrasjen e ish-anëtarit të “The Beatles”.

John Lennon dhe Yoko Ono (Foto: Getty Images)

“Kur dëgjova që në New York ka pasur të shtëna dhe se është vrarë Lennon, menjëherë e kam ditur se Marku im është fajtor për këtë”, ka thënë 67-vjeçarja për Daily Mirror.


Gloria ka shtuar se Chapman disa herë kishte planifikuar ta vriste muzikantin, porse ajo e kishte bindur që të hiqte dorë.

“Kur kishte dashur ta vriste herën e parë, erdhi në shtëpi i tmerruar nga frika. Më tha se kishte hequr dorë, sepse më do shumë”, ka treguar gruaja e Chapman.

Sidoqoftë, më pas Mark vendosi ta vriste muzikantin e famshëm, në mënyrë që emri i tij të bëhej i njohur në gjithë botën.

Lajmet për John Lennon
Lexo po ashtu Lajmet për John Lennon

John Lennon u vra më 8 dhjetor të vitit 1980 me katër plumba në shpinë.

Fansat e grumbulluar në Central Park të New Yorkut pas vrasjes së Lennon (Foto: Getty Images)

Chapman, një fans i flaktë i tij, i kishte penguar fakti që John thoshte se “The Beatles” janë më të popullarizuar se Jezu Krishti.

Ky fanatik fetar u dënua me 20 vjet deri në burg të përjetshëm, dënim të cilin po e vuan në burgun në Alden të New Yorkut.

Ai ka kërkuar disa herë që të lirohet. Deri në vitin 2016, ka bërë nëntë kërkesa për lirim me kusht, por të gjitha i janë refuzuar.

Fansat kujtojnë John Lennonin (Foto: Getty Images)

Këtë muaj do ta ketë sërish të drejtë për të kërkuar lirim me kusht, pas 38 vitesh burg.

“Nuk ka rëndësi se sa do të qëndrojë Marku im në burg, unë do ta pres”, ka thënë Gloria, e cila ka frikës se fansat e Lennonit mund t’i hakmerren burrit të saj.

Ajo dhe Chapman u martuan vetëm 18 muaj para se Mark ta vriste rokerin. Gjatë gjithë këtyre viteve, Gloria e viziton rregullisht burrin e saj në burg. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Më në fund bëhen bashkë Edi dhe Driloni, pas fitores së këtij të fundit në Big Brother VIP Kosova 3

Magazina
Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Letra të shkruara nga produksioni? Në rrjetet sociale po qarkullon një video ku Driloni shihet duke ushtruar dhe nuk i kupton fjalët në letrën e vet

Magazina
Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Eskalon situata mes Laertit dhe G Banit - banorët e tjerë ndërhyjnë për t'i ndarë

Magazina
Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Driloni shpallet fitues i Big Brother VIP Kosova 3

Magazina

"Ajo po flet sllovenisht, kroatisht apo serbisht" - një video e Melania Trumpit bëhet temë diskutimi në internet

Magazina

"Kam grua jashtë", kriset marrëdhënia mes Gjestit dhe Eglit në Big Brother VIP Albania?

Magazina
Kalo në kategori