LAJMI I FUNDIT:

Ndërpritet procedura për ndihmë financiare për aviokompanitë në Maqedoni

Ndërpritet procedura për ndihmë financiare për aviokompanitë në Maqedoni

Ministria e Transportit dhe Lidhjeve ka anuluar procedurën për ndarje të ndihmës financiare për aviokompanitë.

Procedura është ndërprerë me propozim të Komisionit për zbatimin e procedurave për ndarje të ndihmave financiare të aviokompanive, pas hapjes publike që u mbajt më 27 korrik, në të cilën u dorëzuar vetëm një ofertë nga “Wizz Air”, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Vetëm një aviokompani ka aplikuar për subvencione për destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit
Lexo po ashtu Vetëm një aviokompani ka aplikuar për subvencione për destinacione të reja nga aeroporti i Shkupit

“Në hapjen publike Komisioni ka konstatuar se kërkesa e dorëzuar nul është bërë në pajtim me pikën 2.1 nga dokumentacioni për kërkesë, gjegjësisht në zarfat e vulosura nuk është plotësuar titulli dhe adresa e aviokompanisë, që është një nga kushtet për ndarjen e mjeteve”, thonë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Ministria njofton se në afat sa më të shkurtë të mundshëm përsëri do të publikojë thirrje publike për ndarjen e mjeteve financiare për aviokompanitë, me qëllim që siç thonë, të ndihmojnë zhvillimin e komunikacionit ajror në Maqedoni./Telegrafi/