Ministria e Administratës Publike (MAP) po vazhdon angazhimin për promovimin e të dhënave të hapura në Kosovë, duke u nisur nga hapja e të dhënave të MAP-it për të vendosur një shembull pozitiv.
Pas publikimit të të dhënave për shërbimin civil, në kuadër të portalit kombëtar për të dhëna të hapura MAP ka publikuar së undi regjistrin e masave disiplinore ndaj nëpunësve civil për shkelje të etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion gjatë vitit 2017.
Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar tha se Kosova ka krijuar kornizën e nevojshme legjislative dhe institucionale për të monitoruar, hetuar dhe disiplinuar shkeljet kundër etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion në shërbimin civil të Republikës së Kosovës.
Më tutje, ai shtoi se administrata publike ka një rol dhe përgjegjësi të rëndësishme për të rritur besimin e qytetarëve në vendimmarrje, dhe fuqizimi i etikës është mënyra më e mirë për të arritur këtë.
“Në pajtim me nenin 24 të Rregullores nr. 04/2015 për Kodin e Mirësjelljes në Shërbimin Civil të Republikës së Kosovës, secili institucion i administratës publike duhet të njoftojë Departamentin e Administrimit të Shërbimit Civil (DASHC) për çdo masë disiplinore që zbaton ndaj nëpunësve civilë dhe . DASHC është përgjegjëse të regjistroj të gjitha masat disiplinore”, thuhet në njoftim.
Të dhënat për përgatitjen janë grumbulluar nga DASHC përmes Sistemit Informativ të Menaxhimit të Burimeve Njerëzore (SIMBNJ) ku njësitë e personelit kanë plotësuar të dhënat mbi masat disiplinore të ndërmarra ndaj nëpunësve civilë në institucioni e tyre përkatës.
Në vitin 2017 ka pasur gjithsej 34 masa disiplinore që janë zbatuar ndaj nëpunësve civilë në institucionet e nivelit qendrore dhe atij lokal.
Ndaj nëpunësve të nivelit qendror janë marr gjithsej 20 masa disiplinore, ndërsa ndaj atyre në nivelin lokal 14 masat disiplinore.
Si rezultat i një vendimi gjyqësor ose një vendimi nga strukturat përkatëse disiplinore në administratën publike 15 nëpunës civilë janë pushuar nga puna dhe 19 të tjerë janë pezulluar.
Ministri Yagcilar tha se të dhënat tregojnë se përafërsisht tre veprime disiplinore në muaj janë zbatuar për shkelje kundër etikës dhe legjislacionit anti-korrupsion në shërbimin civil të Kosovës dhe ky është rezultat që tregojnë se korniza institucionale dhe ligjore për parandalimin e abuzimeve në administratën publike po funksionon.
Ministri më tutje deklaroi se për MAP nuk ka kompromis në ruajtjen e integritetit dhe etikës së administratës shtetërore dhe mënyra me mirë për të bërë këtë është transparenca dhe llogaridhënia.
Që nga vitit 2016 MAP po punon për të hapur të dhënat e Qeverisë së Kosovës dhe deri tani janë publikuar afër 103 data-sete që mbulojnë sektorë të ndryshëm qeveritar.
Regjistrin e plotë të masave disiplinore në shërbimin civil mund ta shkarkoni duke ndjekur lidhjet në vijim:
Regjistri i nivelit qendror – http://opendata.rks-gov.net/dataset/regjistri-i-masave-disiplinore-te-nepunesve-civile-ne-nivel-qendror
Regjistri i nivelit lokal – http://opendata.rks-gov.net/dataset/regjistri-i-masave-disiplinore-t-nepunesve-civile-ne-nivel-komunal
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje