LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj​ ngushëllon familjen e Sylejman Lokajt

Haradinaj​ ngushëllon familjen e Sylejman Lokajt

Kryeministri Ramush Haradinaj ka kujtuar aktorin Sylejman Lokaj si dhe ka ngushëlluar familjen për vdekjen e tij.

Aktori dhe regjisori Sylejman Lokaj ndërroi jetë të shtunën në moshën 85 vjeçare.

“Më pikëlloi ndarja nga jeta e aktorit, Sylejman Lokaj. Lokaj i takon brezit të aktorëve që njihen si themeltarë të artit skenik të Kosovës. Ikja e tij është humbje për teatrin, filmin, regjinë dhe kulturën tonë në përgjithësi. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit të artistëve”, ka shkruar kryeministri në një postim në Facebook. /Telegrafi/