LAJMI I FUNDIT:

Gruaja e padukshme e Charles Dickensit

Gruaja e padukshme e Charles Dickensit

Ju nuk e keni idenë sa shumë ju dua, aq sa nga maja e një mali mund të ndiej erën e flokëve të tua. Asgjë nuk mund të ishte më e bukur se duart e mia humbur në duart e tua, duke të fituar apo duke të vrarë.

Në vitin 1857, Charles Dickens shkruante këtë letër për aktoren e re me flokët e kaftë dhe trupin e imët Ellen “Nelly” Ternan, të cilën e kishte parë teksa me fustanin e gjatë orvatej në skenën e një teatri. Ajo sapo i kishte kaluar të 18-at, por Dickens 45 vjeç e ndjeu se asnjë nga personazhet që kishte krijuar nuk mund t’i ngjante kësaj krijese kaq të plotë e turbulluese. Nuk i mbetej gjë tjetër veçse të gjente rastin t’i afrohej dhe t’ia shprehte dashurinë.

Ishte mbrëmje kur për herë të parë iu lut të rrinte edhe pak në skenë. Më pas teksa i fliste për dramën i tregoi se netët po i bëheshin torturuese pa të. Ellen nuk donte shumë për të kuptuar se shqetësimi i tij ishte dhe shqetësimi i saj. Burri me xhaketat e stilit viktorian do të kthehej në jetën e saj.


Në historitë e dashurisë së shkrimtarëve të njohur, Charles Dickens do të mbetej për vite me radhë si njeriu që i krijoi dashuritë vetëm në libra, deri në vitin 1953, kur biografja e ardhshme e tij, Claire Tomalin, do të haste për herë të parë me emrin e Ellen “Nelly” Ternan, një aktore me profil të ulët publik. Emri i Ellen shfaqej dhe në esetë e Edmund Wilsonit për shkrimtarin. “Ai kalonte kohë të tëra me të ulur në oborrin e shtëpisë”, shkruante Wilson. Për vite me radhë kjo grua, që kishte pasur një rol të madh në atë çfarë Dickens prodhoi përgjatë asaj dekade që ndenjën bashkë, kishte mundur të qëndronte e fshehur gati e padukshme në “gosipin” letrar.

Tre dekada më vonë, Tomalin, tashmë një redaktore e Sunday Times, gjatë një bisede me kuratorin e Muzeut të Dickens në Londër, David Parker, do t’i fliste për Ellenan. Ai do ta inkurajonte atë të niste një nga përvojat më interesante të jetës në gjurmët e vajzës me flokët e kaftë që i kishte rrëmbyer zemrën shkrimtarit.

Tomalin shpenzoi shumë vite duke kërkuar nëpër arkiva për të gjetur letra apo libra ku përmendej emri i saj për të zbardhur historinë e një lidhjeje 13-vjeçare midis shkrimtarit dhe aktores. “Gruaja e padukshme: Historia e Nelly Ternan dhe Charles Dickens” është biografia e vetme e shkruar nga Tomalin, e cila na njeh me jetën tjetër po aq të jashtëzakonshme sa dhe librat e tij të Charles Dickens. /mapo.al/

Në trend Kultura

Më shumë
Qyteti më i vjetër në botë!

Qyteti më i vjetër në botë!

Kulture
Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Banesa Kikino, e para në Gjirokastër që i festohet viti i lindjes

Kulture
Disa shënime mbi traditën moderne greke

Disa shënime mbi traditën moderne greke

Fjala+
DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

DUKE FOLUR ME NJË MJELLMË

Fjala+
Politika dhe gjuha angleze

Politika dhe gjuha angleze

Analiza
MOS U DORËZO KURRË

MOS U DORËZO KURRË

Poezi
Kalo në kategori