LAJMI I FUNDIT:

Astrit Mahmuti sulmohet nga një grumbull bletësh, shpëton pa pasoja (Video)

Astrit Mahmuti sulmohet nga një grumbull bletësh, shpëton pa pasoja (Video)

Një thumbim blete, për personat që janë alergjikë në të, mund të jetë me fatalitet.

Por, për dikë, edhe 27 bletë po e thumbuan, nuk e ka problem.


Astrit Mahmuti vazhdon ta bëjë punën e bletarit, edhe pas sulmit masiv që i bënë atij bletët.

Ai për RTV Dukagjinin rrëfen momentin e rrezikshëm, por që e kaloi pa ndonjë pasojë të madhe.

“Më ka thirrur shoku me arsyetimin se nuk po mundet me hap kosheren. Kur shkova atje ai për shaka me daltë i binte kosheres ndërsa bletët vazhdonin të dilnin jashtë, përderisa unë isha me rroba të shkurtra dhe kisha vetëm një sheshir”, rrëfen Mahmuti momentin kur bletët filluan ta sulmojnë.

“Personin e parë që bletët e sulmojnë është ai që e kanë përpara dhe nuk dalin mbrapa sëndëkut. Zakonisht nuk thumbojnë të gjitha menjëherë, por fillojnë dy, tri dhe nëse nuk largohesh vazhdon të rritet numri deri në 100 thumbime. Atë ditë mua më kanë thumbuar 27 bleta”, shprehet ai,  përcjell Telegrafi.

Bletari me gjithë këto sulme, nuk kishte kërkuar ndihmë mjekësore pasi sipas tij thumbimet i bëjnë mirë shëndetit.

“Nuk kam pasur nevojë për ndihmë mjekësore, sepse është mirë me i durua dhimbjet. Thonë se thumbimi i bletës shërben si një antibiotik i fortë. Zakonisht ënjta në ditën e dytë është më e fortë, por tani fillon e zbehet”, shprehet bletari Astrit Mahmuti./Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Video virale nga plazhi kroat: Gruaja dëshiroi moment romantik, burri ia prishi ‘ëndrrën’ asaj

Fun
Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Cirk në një aeroplan: Vajza ia ngjyros thonjtë pasagjerit arrogant teksa ai ishte në gjumë

Fun
Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Qeni që “prish” çdo pozë është bërë sensacion në rrjete - shikoni njëzet perlat më të mira

Interesante
Aligatori

Aligatori "e mposht" nxehtësinë e Florida-s duke u zhytur në një shatërvan

Fun
Shikoni se çfarë po bënte vogëlushja ndërsa nëna e saj po përpiqej të ushqehej

Shikoni se çfarë po bënte vogëlushja ndërsa nëna e saj po përpiqej të ushqehej

Fun
Pronari i mëson qenit se si ta mbyllë derën e kafazit, ajo se çfarë bën qeni më pas ngjall reagime gazmore në internet

Pronari i mëson qenit se si ta mbyllë derën e kafazit, ajo se çfarë bën qeni më pas ngjall reagime gazmore në internet

Fun
Kalo në kategori