Banka e Anglisë ka rritur normën bazë të interesit sipër nivelit të krizës financiare, por sinjalizoi se nuk është në nxitim për të vazhduar ciklin monetar, prej pasigurive në lidhje me Brexit. Komisioni i Politikave Monetare votuan në mënyrë unanime për të rritur normën bazë në 0.75 për qind, nga 0.5 për qind, nivel që ka qenë për pjesën më të madhe të dekadës.
Banka e Anglisë deklaroi se ekonomia britanike, pavarësisht se pati rritje të ngadaltë në fillim të këtij viti, po operon në kapacitet të plotë. Megjithatë, tkurrja monetare do të vazhdojë në mënyrë graduale, ndërkohë që Banka Qendrore pret që inflacioni të qëndrojë shumë pak sipër objektivit në vitet e ardhshme.
Projeksionet u përputhëm me bastet e investitorëve, që presin një rritje tjetër të interesave në fund të 2019-ës dhe norma bazë të arrijë në 1.1 për qind në fund të 2020-ës. Ekonomia e pestë më e madhe në botë është ngadalësuar që prej referendumit të 2016-ës për të dalë nga Bashkimi Europian.
Ndërkohë që më pak se 8 muaj kanë mbetur deri sa Britania të dalë, Londra dhe Brukseli nuk kanë arritur ende në një dakordësi mbi marrëdhënien e ardhshme tregtare.
Banka e Anglisë bëri të ditur se ekonomia mund të ndikohet ndjeshëm nga reagimi i konsumatorëve, bizneseve dhe tregjeve financiarë ndaj lajmeve për Brexit. Institucioni pret që ekonomia të rritet me 1.4 për qind këtë vit, normë e pandryshuar nga projeksionet e muajit Maj, por rriti vlerësimin për vitin 2019 në 1.8 për qind. Pagat pritet të rriten me një normë vjetore prej 2.5 për qind në fund të këtij viti, përpara se të arrijnë në 3.25 për qind në vitin 2019.
Guvernatori i Bankës së Anglisë Mark Carney, tha se të gjitha bastet për tkurrjen monetare do të tërhiqen, nëse nuk ka një marrëveshje për Brexit. Disa investitorë argumentojnë se rreziku nga lufta tregtare përbën një tjetër arsye për kujdes nga Banka e Anglisë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City