Në kuadër të rregullimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot ka filluar asfaltimi i një rruge në fshatin Lubizhdë, e cila e lidhë pjesën e fshatit që gjendet në anën tjetër të lumit Mirusha. Për këtë qëllim sot, nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, e ka vizituar fshatin Lubizhdë, për të parë nga afër asfaltimin e kësaj rruge.
“Rregullimi i infrastrukturës në përgjithësi, e në veçanti i infrastrukturës rruge, në territorin e Komunës së Malishevës, është duke shkuar shumë mirë, sepse të gjitha rrugët kryesore janë të asfaltuara dhe tani neve na mbetet ti rregullojmë edhe rrugët brenda lagjeve, apo lidhjet mes lagjeve, siç është kjo rrugë”, tha nënkryetari Berisha.
Përndryshe, kjo rrugë, e cila është rregulluar dhe po asfaltohet sot, është e gjatë 650 metra dhe mundëson lidhjen e fshatit me lagjen e cila është përtej urës, apo në anën tjetër të lumit, pasi këtë lagje, e ndanë lumi Mirusha dhe ka rëndësi jetike për banorët e kësaj lagjeje. Rregullimi dhe asfaltimi i kësaj rruge, mundësohet nga buxheti i Komunës së Malishevës. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëBëhu banor i kompleksit luksoz bregdetar “Holiday In 2” - Shëngjin
GiFi hap dyqanin e ri në një lokacion fantastik
Veç edhe 3 ditë dhe shpallet fituesi i BMW-së Seria 3 nga GO+
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?
If Weekend me 11 dhe 12 Maj në CineStar Megaplex
E len kerrin e vogël, e merr kerrin e madh “00” dhe i’a mësyn rrugëve të gjata - Auto Mita
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?