Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, gjatë takimit me përfaqësuesit e Dhomës Ekonomike të Grave të Kosovës (G7), ka thënë se gratë ndërmarrëse janë shtyllë e rëndësishme e ekonomisë.
Beqaj i ka ftuar gratë ndërmarrëse që të aplikojnë për mbështetje financiare, duke theksuar se mbështetja e grave ndërmarrëse të Kosovës është njëri nga objektivat e ministrisë, pasi niveli i ndërmarrjeve të udhëhequra nga gratë është i ulët.
“Gratë ndërmarrëse të Kosovës është dëshmuar se kanë potencial ndërmarrës dhe qëllimi i Programit për mbështetje financiare është fuqizimi ekonomik i grave dhe ngritja e potencialit prodhues dhe shërbyes të NVM-ve për rritje të eksportit të produkteve dhe shërbimeve”, tha Beqaj.
Ai ka thënë se po ashtu se gratë ndërmarrëse janë shtyllë e rëndësishme ekonomike në të cilën duhet të investohet më shumë nga shteti me përkrahje financiare, duke shtuar se projektet e grave do të trajtohen me prioritet, pasi objektiv kryesor i ministrisë është përkrahja e grave ndërmarrëse.
Arieta Vula-Pozhegu, anëtare e Bordit të G7, tha se shpreson se nuk do të mungoj përkrahja e nga ministria.
Gratë anëtare të G7-së kanë shfaqur interesimin e tyre për Programin e financimit të NVM-ve dhe mundësitë për përfitim të përkrahjes financiare për ndërmarrjet e tyre, me theks në mundësitë e përfitimit nga ndërmarrjet e udhëhequra nga gratë.
Në fund, janë ftuar gratë ndërmarrëse që të aplikojnë për përkrahje financiare me projektet e tyre konkrete që ndikojnë në krijimin e vendeve të reja dhe fuqizimin e ekonomisë së Kosovës përmes dixhitalizimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rafuna në Washington nënshkruan një akt për bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara në fushën e turizmit
CineStar feston ditëlindjen e parë më 1 dhe 2 Qershor – bileta për të gjithë filmat vetëm 1,90€
Këtë të premte hapet Festivali i Turizmit “Peja Outdoor Tourism Festival”
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251