Në vitin e 18-të të organizimit të tij panairi AGROKOS, po vjen me risinë më të madhe për të gjithë ekspozuesit në këtë panair, platformën B2B për 365 ditë. Kjo platformë ka për qëllim që gjatë gjithë vitit të ndihmoi të gjitha bizneset të zgjerojnë tregun e tyre brenda vendit, dhe të gjejnë partnerë jashtë vendit.
Përgatitjet për panairin AGROKOS i cili do të mbahet nga data 17-19 Tetor, në Pallatin e Rinisë në Prishtinë tashmë kanë filluar. Si panairi më i madh në fushën e agrobiznesit AGROKOS, shquhet për promovimin e prodhuesve vendorë dhe prezencën e madhe të kompanive të huaja.
Një prezencë e tillë e kompanive në këtë hapësirë kaq të kërkuar të biznesit, nuk ka si të rezultojë ndryshe përveç në rritjen e klientelës të kompanive ekspozuese, marrëveshjeve të reja afariste me partnerë si dhe rritjen e shitjes në përgjithësi jo vetëm në tregun kosovar por edhe më gjerë.
Risi tjetër në edicionin e sivjetmë të panairit AGROKOS, do të jenë edhe dy pavijone të tëra me prodhimet Bio dhe Hallall. Të gjithë adhuruesit e këtyre ushqimeve, duke vizituar panairin do të kenë rastin të i shijojnë ato dhe të informohen më shumë me efektet e tyre pozitive në organizëm.
Po ashtu, panairi i sivjetmë i agrobiznesit AGROKOS për ekspozuesit do të organizojë edhe seminare ku do të diskutohen tema me interes për kompanitë ekspozuese, me qëllim të rritjes së kualitetit të tyre të vazhdueshëm.
Panairi AGROKOS, përgjatë tërë këtyre viteve ka ndikuar në stimulimin e zhvillimit të bujqësisë duke kontribuar pashmangshëm në zhvillimin ekonomik të vendit dhe uljen e papunësisë, përmes krijimit të vendeve të reja të punës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh