LAJMI I FUNDIT:

Gjysma e britanikëve duan referendum të ri për Brexit-in

Gjysma e britanikëve duan referendum të ri për Brexit-in

Gjysma e britanikëve kërkojnë mbajtjen e një referendumi të ri rreth largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian (Brexit), ndërsa 78 për qind e qytetarëve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it, ka treguar një anketë e fundit në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një ankete të kompanisë “Sky Data” të zhvilluar me 1.466 persona më 20-23 korrik, shumica e popullatës janë shprehur pro shkuarjes në referendum për marrëveshjen e Brexit-it të cilën qeveria do t’ia ofrojë BE-së.

Rezultatet tregojnë se 50 për qind e qytetarëve kanë kërkuar një referendum i cili do t’i përfshinte alternativat për “marrëveshjen e parashtruar nga qeveria”, “largim pa marrëveshje” dhe “ngelje në BE”. Ndërkaq, 40 për qind janë shprehur kundër kërkesës për referendum.


Gjersa 78 për qind e pjesëmarrësve mendojnë se qeveria është duke e udhëhequr keq procesin e Brexit-it, 74 për qind e kanë konsideruar si të pakënaqshme udheheqjen e kryeministres Theresa May.

Ndërkohë, 31 për qind janë të mendimit se Brexit do të gjenerojë rezultate pozitive në jetën e tyre personale, ndërsa 42 për qind kanë shprehur mendim negativ. 51 për qind besojnë se Brexit do të sjellë pasoja negative për vendin.

Ndryshe, May kishte deklaruar se procesi i mëtutjeshëm i Brexit-it do të udhëhiqej nga vetë ajo pas dorëheqjes së Boris Johnson dhe David Davis, të cilët ishin përkrahës të mëdhenj të largimit nga BE-ja.

Dorëheqjet ndodhën disa ditë pasi qeveria më 6 korrik shpalli qasjen e re të negociatave, përmes së cilës hapeshin dyert për marrëveshje speciale të tregtisë së lirë dhe doganore.

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Cilat shtete ballkanike po protestojnë kundër çmimeve të larta të produkteve ushqimore?

Botë
AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

AstraZeneca anulon planet për ndërtimin e një fabrike 450 milionë paundëshe për prodhimin e vaksinave në Liverpool

Botë
Kalo në kategori