LAJMI I FUNDIT:

Gjuriq thotë se shqiptarët jetojnë në iluzion, pretendon se bota nuk është e njëjtë si në vitin 1999

Gjuriq thotë se shqiptarët jetojnë në iluzion, pretendon se bota nuk është e njëjtë si në vitin 1999

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka thënë se shqiptarët jetojnë në iluzionin se imazhi ndërkombëtar i lidhur me Kosovën është ai i njëjti i vitit 1999, kur mbi qiellin e Serbisë fluturuan aeroplanët e NATO-s.

Dhe në këtë drejtim, sipas tij, shkruajnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, as sot Beogradi nuk është në një pozicion të tillë të dobët, por as Prishtina në një pozicion aq të fuqishëm.

Në një intervistë me “Novosti” të Beogradit, Gjuriq citohet të ketë thënë se Uashingtoni tani ka më shumë vëmendje për idenë e një kompromisi midis Beogradit dhe Prishtinës.


“Diplomacia serbe, dhe përmes vizitave që kryeministrja Brnabić dhe ministri Daçiq që kishin javën e kaluar, po bëjnë përpjekje që politika e jashtme amerikane të zhvendoset në një drejtim më pozitiv për ne,…”, citohet të ketë thënë Gjuriq, duke vënë në dukje se “nuk mund të ketë rezultate gjatë natës”.

Ndërsa i pyetur se në cilat kushte zyrtarët e Prishtinës mund të vizitojnë Serbinë, Gjuriq thotë se të gjithë zyrtarët ekzistues sipas rregulloreve ndërkombëtare mund të thirren në marrëveshjen për vizita dhe të lëvizin në territorin e vendit të tyre.
“Por, të tillë nuk janë i ashtuquajturi ministër i Jashtëm i Kosovës apo i ashtuquajturi ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës, sepse krahina e jugut nuk ka funksione të tilla”, ka thënë Gjuriq duke iu referuar Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Vrasja e Liridona Ademajt, më 27 janar nis gjykimi ndaj Naim Murselit dhe tre të akuzuarve tjerë

Lajme
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen'  figurat historike shqiptare

Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare

Lajme
Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajçak: Marrëveshja e Ohrit e hapi rrugën drejt normalizimit të raporteve Kosovë – Serbi

Lajme
FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin

FSK forcon aftësitë taktike në ushtrimin "Winter EX 2025" në Turqi

Lajme
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta

Lajme
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik

Lajme
Kalo në kategori