Barra e Adem Demaçit ka qenë shumë e rëndë. Kjo barrë përmbante peshën e kërkesës për barazim të shqiptarëve në Jugosllavi, e cila, në periudha të ndryshme nënkuptonte bashkimin e territoreve shqiptare me Shqipërinë ose pavarësinë e Kosovës. Nuk lindin shpesh njerëz me supe, trup dhe mendje të fuqishme si të Demaçit. Prandaj, në mesin e shëndetligëve dhe mendjepakëve, njerëzit si Demaçi nuk admirohen e bile as që respektohen.
Thirrja e Adem Demaçit për liri dhe barazi nacionale të shqiptarëve është dëgjuar dhe kuptuar si thirrje për shkatërrimin e Jugosllavisë dhe Serbisë. Në mendjen e shumë njerëzve (për shqiptarë është fjala), Jugosllavia nuk ka qenë vetëm parajsë kulturore dhe fuqi ekonomike, por edhe kështjellë e pashkatërrueshme që ruhej nga një milici dhe armatë e pamposhtur. Zëri i Adem Demaçit për liri ka qenë thirrje kundër kësaj fuqie. Prandaj, për disa (nuk kam dëshirë të them se këta kanë qenë shumë) thirrja e Demaçit ka qenë iluzion, ndërsa për disa tjerë edhe trumbetë me zë të padëshiruar. Mbi të gjitha, thirrja e Demaçit ka qenë urdhër për konfrontim me armikun e fuqishëm, i cili, në mendjen e jo pak njerëzve ka qenë i pamposhtur.
Adem Demaçi ishte njeri që nuk e dinte se çka është frika dhe kjo cilësi e tij nuk reflektohej mirë në secilin njeri të Kosovës. Gjuha e Demaçit ka qenë e ashpër dhe ai nuk e kursente askënd nëse nuk pajtohej me të. Ai nuk i ka lëmuar e as nuk i ka vizëlluar gjërat. Demaçi nuk ka qenë ilustrator. Ai kurrë nuk ka folur apo vepruar për hatër apo për inati të dikujt. Demaçi nuk e konsideronte asnjë njeri për armik. Armiku i tij ka qenë shteti jugosllav, projekti ‘madhështor’ i Versajit, e më vonë ai serb – projekt i Londrës. Në këtë drejtim, Demaçi nuk ka bërë kompromis me asgjë dhe me askënd.
Deri në vitin 1990 në Jugosllavi ka qenë shumë vështirë te ishe Adem Demaçi ose si dikush që aspironte të ishte sikur ai. Kjo nënkuptonte që ideja e vështirë dhe barra e rëndë e çlirimit duhej të bartej në supe. Nuk ka patur shumë njerëz të ndërtuar për këtë shërbim. Pas vitit 1990 në Kosovë ‘gjithkush’ mund të bëhej ‘gjithçka’ por ne e dimë se si ka qenë më herët.
Një gjë është e sigurt: Kosovë (në pamjen dhe kuptimin e sotëm) nuk do të kishte sikur të mos ishte Demaçi i cili e përçoi idenë e lirisë dhe mburrjes kombëtare deri aty ku kërkohej.
Tashti është më shumë se budallaki të kërkohet që personaliteti dhe vepra e Demaçit të respektohet nga të gjithë. Natyra e qyqanit nuk lejon që të respektohet trimi apo i guximshmi. As natyra e budallait nuk lejon që të respektohet i mençuri. Njësoj vlen edhe për ata që nuk kanë ndjenja kombëtare ose nuk tregojnë interesim për këtë fakt të rëndësishëm. Edhe një gjë nuk duhet ta harrojmë: nuk është i vogël numri i njerëzve, i cili, me apo pa vetëdije, ende ruajnë dashuri për Jugosllavinë dhe madje edhe për Serbinë. Dhe, për këta njerëz, Demaçi është fajtori kujdestar që akuzohet për shkatërrimin e ‘lumturisë’ së tyre. Influencat krijohen vështirë dhe zhduken, po ashtu vështirë. Ndoshta nuk është e tepërt të thuhet që kohëve të fundit Serbia është duke krijuar influencë të re në Kosovë.
Sidoqoftë, çkado që do të ndodhë në të ardhmen, Demaçi mbetet frymëzuesi kryesor i lirisë dhe gur themelor i pavarësisë së Kosovës. Dhe, si i tillë, ndër personalitetet kryesore shqiptare në historinë e periudhës së shekullit XX dhe fillimit të shekullit XXI.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Klajdi përlotet nga pamjet e shtëpisë së tij të rinovuar nga “Fundjavë Ndryshe”
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Në vitin 2014, ajo tronditi Evropën me fitoren në 'Eurovision', si duket sot Conchita Wurst?
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos