LAJMI I FUNDIT:

Televizionet e Maqedonisë me të hyra më të vogla në pesë vitet e fundit

Televizionet e Maqedonisë me të hyra më të vogla në pesë vitet e fundit

Në vitin 2017l, pesë televizionet kombëtare që kanë programe në nivel shtetëror (TV Sitel, TV Kanal 5, TV Telma, TV Alsam-M, dhe TV Alfa), kanë arritur të hyra totale prej 1.071.89 milionë denarë. Këtë e treguan Analiza e tregut për shërbime mediale audio dhe audiovizualë për vitin 2017, e cila e publikoi Agjencia për media.

Këto janë të hyra më të vogla në krahasim me pesë televizionet në pesë vitet e fundit. Në krahasim me vitin tjetër të kaluar, të hyrat janë më të vogla për 2.65%, ndërsa të hyra më të mëdha na krahasim me vitin 2016 ka pasur vetëm TV Te;ma (me 31.02%).

Me të hyra më të mëdha përsëri është TV Sitel me 416 milionë denarë, apo 43% të të hyrave totale për reklama dhe teleshoping të këtyre pesë televizioneve, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Për rroga dhe pagesa tjera për persona që janë lidhur direkt me prodhimin e programeve televizive kanë marrë 261 milionë denarë që është 25.47% e harxhimeve total të punës.

Në strukturën e të hyrave, pjesëmarrje kryesore kanë marr të hyrat nga shitja në kohën e reklamimit (87.10%). Në vitin 2017, numri mesatar e të punësuarve në marrëdhënie të rregullt nga këto pesë televizione ka qenë 612 persona. Nga këto më shumë kanë qenë të punësuar në TV Kanal 5 me 151 persona të punësuar.

Në vitin 2017 program në nivel shtetëror përmes satelitit kanë emituar pesë televizione – TV 24 Lajme, TV Kanal 5 plus, TV Nasha, TV Sonce dhe TV Sitel 3. Në fillim të vitit 2018 i është marr leja për emitim programit Sitel 3, për shkak mospagesës në afat të caktuar ligjor.

Të hyrat e MRTV në vitin 2017 ka qenë 1.037,49 denarë, që është rritja më e madhe në pesë vitet e fundit. Në pajtim me ndryshimet ligjore nga shtatori i vitit 2017, në pjesën e fundit të vitit nga buxheti janë transferuar 149 milionë denarë, apo 14.36% nga të hyrat totale./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Zhduket një vajzë në Prishtinë

Zhduket një vajzë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian

Lajme
Kalo në kategori