LAJMI I FUNDIT:

Përse meshkujt gënjejnë për numrin e të dashurave që i kanë pasur

Përse meshkujt gënjejnë për numrin e të dashurave që i kanë pasur

Meshkujt janë shumë më të prirë ta ekzagjerojnë numrin e femrave me të cilat kanë pasur seks.

Sipas një studimi, një në 100 britanikë pohojnë se kanë fjetur me më shumë se 100 femra, transmeton Telegrafi.

Kështu, hulumtuesit vendosën të zbulojnë arsyen se përse meshkujt janë më të prirë të gënjejnë për numrin e partnerëve me të cilat kanë pasur seks, ndonëse numri mesatar që raportohet nga meshkujt dhe femrat, të paktën në teori, duhet të jetë i përafërt.


Dr. Kristin Mitchell nga Universiteti i Glasgow-it, bashkë me kolegët i kanë analizuar përgjigjet e më shumë se 15,000 femrave dhe meshkujve, ndërkaq pas intervistimit të britanikëve të moshave 16-17 vjet kanë zbuluar se meshkujt raportojnë t’i kenë mesatarisht 14 partnerë seksualë gjatë jetës, ndërkaq femrat vetëm 7.

Ndërkaq arsyeja se përse meshkujt gënjejnë për numrin e partnerëve seksualë, sipas një mashkulli që ka dashur të mbetet anonim por që ka marrë pjesë në këtë anketim, thotë se ka qenë presioni.

“I kam thënë ish- të dashurës se kam fjetur me më shumë vajza se ç’kam fjetur në të vërtetë për shkak se s’kam dashur që ajo të mendojë se jam fillestar në seks. I kam thënë se kam fjetur me 13 vajza gjatë jetës sime, por unë kam fjetur vetëm me pesë”, ka rrëfyer ai. /Telegrafi/