LAJMI I FUNDIT:

Amerika nuk deklarohet për opsionin e ndarjes

Amerika nuk deklarohet për opsionin e ndarjes

Zyrtarë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë nuk kanë dashur ta komentojnë opsionin e ndarjes së Kosovës ose të shkëmbimit të territorit me Serbinë. Ndërsa në Ambasadën Gjermane janë shprehur kundër ndarjes me arsyetimin se një gjë e tillë krijon potencial për efekt destabilizues në rajon dhe më gjerë, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Pavarësisht se ditëve të fundit ka pasur deklarime të shumta rreth opsionit të ndarjes së Kosovës ose të shkëmbimit të territoreve me Serbinë në kuadër të fazës finale të dialogut, Ambasada e SHBA-së në Prishtinë ka vendosur të mos deklarohet rreth këtij opsioni.

Të pyetur nga gazeta nëse SHBA-ja mbështet opsionin e ndarjes, duke mos saktësuar, zyrtarët e Ambasadës në fjalë kanë ripërsëritur deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë, Greg Delawie, i cili ditë më parë tha se Kosova duhet të gjejë se cilat janë qëllimet e saj dhe të përpiqet të arrijë një konsensus rreth tyre.


Pavarësisht kësaj, Ambasada e Gjermanisë ka ripërsëritur qëndrimin e saj, duke lënë të nënkuptohet se qëndron kundër ndarjes së Kosovës.

Në anën tjetër presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pohuar se çështja e Luginës së Preshevës mund të bëhet temë e diskutimeve në Bruksel.

Një gjë të tillë e kanë kërkuar edhe përfaqësuesit e shqiptarëve të Luginës, të cilët kanë vlerësuar se Presheva, Medvegja dhe Bujanoci duhet t’i bashkohen Republikës së Kosovës.

Ndërkaq përfaqësuesit e opozitës në vend kanë thënë se në asnjë formë nuk duhet të cenohet integriteti territorial i Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

FSK angazhon ekipet e kërkim-shpëtimit në gjetjen e 27-vjeçarit të zhdukur më 24 dhjetor

Lajme
Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta, Jashari: Është bërë për fushatë elektorale

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori