LAJMI I FUNDIT:

Zbulohet letra e rrallë e shkruar në burg nga Pjetër Arbnori: “Nanë, unë nuk i tradhtova shokët!” (Dokument)

Zbulohet letra e rrallë e shkruar në burg nga Pjetër Arbnori: “Nanë, unë nuk i tradhtova shokët!” (Dokument)

Në morinë e letrave të shkëmbyera me familjen, gjatë viteve të burgut, Pjetër Arbnori ka lënë edhe një letër, dërguar fshehurazi nga burgu nënës së tij më 2 korrik 1979,  ku flet për dënimin e tij të dytë.

Me dhimbje ai i jep nënës këtë lajm dhe i shpjegon gjithë rrethanat e arrestimit dëshmitarëve të rremë dhe presioneve për ta detyruar të bëhej bashkëpunëtor i Sigurimit.

Por pas 18 vitesh burg Arbnori, kishte zgjedhur izolimin, nuk ishte dorëzuar.


Kështu nanë, mbas 18 vjetëve burgu m’u shtuen edhe 12 vjet të tjerë, por ti mos u mërzit se unë do të vij, e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht që unë të vij i ndershëm në shtëpi”, i shkruan ai nënës në këtë letër.


Faksimile e letrës së Pjetër Arbnorit

Letra e plotë:

Burrel 2.7.1979

E dashuna Nanë,

Kuptohet që s’munde me ja shkrue qartë në letër çështjen e dënimit  tim të dytë. Sot po kam rastin të nxjerr fshehtas këtë pusullë. Kishte vite që më silleshin rrotull për të më dënue. 

Çështja ishte e qartë: ose duhej të prishja karakterin tim dhe t’u baja keq shokëve të mi ose të shtoja vitet e mia të burgut dhe të rrija edhe ma gjatë larg teje, motrave e të gjithë të dashunve të mi. Zgjodha rrugën e dytë, ma e dhimshme, por e ndershme që edhe ti do të ma këshilloje patjetër.

Më arrestuan me dëshmitarë të rremë: Jorgo Zengo, imoral, spiun, shqiptar nga Dardha që e quan veten grek; Muharrem Koliqi, kosovar që çon në qiell Serbinë, Bako Çuliqi, ish oficer sigurimi, kriminel ordiner që ka ba kërdinë ndër të burgosur kur ishte përgjegjës kampi, dhe nji magjyp nga Tetova Bajram Tahiti me katër emna e katër mbiemra që propagandonte se Maqedonia arrin deri në Elbasan.

Akuzat ishin qesharake. Ky i fundit tha për shembull se unë isha gëzuar kur Kina sulmoi Vietnamin, gjë për të cilën unë s’kisha fare dijeni sepse nga janari 1979 deri në qershor gjindesha i izoluar në hetuesi, pa gazet, pa lajme, kurse Bajrami thoshte se bisedën e paskam ba në dhomën e burgut, mes shokësh, në mars apo në prill 1979. Meqë gjyqi ishte qesharak u bë në zyrën e vogël të kryetarit të gjykatës, njëfarë Sotiraqi.

Ekspert për shkrimet e mia dhe romanin tim “Shtëpia e mbetur përgjysmë” doli një farë gazetari në emrin Sofokli Afezolli i cili tha se Pjetër Arbnorit i duhet prerë dora sepse ka shkruar në burgun e Burrelit me qëllim që t’i botojë librat në Perëndim dhe të diskreditojë pushtetin popullor dhe komunizmin.

Kështu nanë, mbas 18 vjetëve burgu m’u shtuen edhe 12 vjet të tjerë, por ti mos u mërzit se unë do të vij, e ti do të më pritësh shëndosh e mirë. E randësishme asht që unë të vij i ndershëm në shtëpi.

Përqafime motrave

Florën e puth

Jueji Pjetri

Burimi: Arkivi i familjes së Pjetër Arbnorit /Kujto.al/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori