LAJMI I FUNDIT:

Arrest për shkencëtarin rus, ‘spiunoi’ programin e raketave hipersonike (Foto)

Arrest për shkencëtarin rus, ‘spiunoi’ programin e raketave hipersonike (Foto)

Një shkencëtar hapësinor në Rusi po mohon se ka tradhtuar, pasi u arrestua nën dyshimin se spiunoi te perëndimorët për programin e raketave hipersonike.

Viktor Kydryavstev po mbahet në një burg të Moskës, derisa të zbulohen pretendimet e stafit të një qendre kërkimore, se ai kaluar informacione të vlefshme për armët ruse, transmeton Telegrafi.


Organizata hapsinore Roscosmos, ka konfirmuar për mediat arrestimin e shkencëtarit 74-vjeçar që shërbente në një institut të rëndësishëm kërkimor, duke mos dhënë asnjë detaj më shumë.

“Instituti është bastisur dhe u kontrolluar në detaje, ndërsa tani po vëzhgohen të gjitha kontaktet që i dyshuari ka pasur me jashtë. Ende nuk kemi asnjë të dhënë” thuhet në raportin e detektivëve, që e ka shpërndarë BBC.

Për 60 vite me radhë, ky institut merret me makina të ndryshme fluturuese, fluturake me pilot, si dhe fluturake që shfrytëzohen në stacione hapësinore që lëvizin pa pilotë.

Shkencëtari që është fitues i disa çmimeve, ka hedhur poshtë pretendimet e spiunit, megjithatë ende mbetet në burg, deri në një vendim tjetër. /Telegrafi/