Chevrolet Camaro 2019 do të kushtojë me lirë se modeli i vitit të kaluar (Foto)
Megjithatë, pakoja nuk do t’i përfshijë të gjitha përparësitë që i kishte i vjetri
Hulumtimi i bërë nga Cars Direct, ka bërë të ditur se Chevrolet Camaro 2019 do të kushtojë për 3,000 dollarë më lirë, se sa modeli i vitit 2018, transmeton Telegrafi.
Në anën tjetër, kemi mësuar se ky model do të pësojë përditësim në eksterier, ndryshim stili në enterier, ndryshim të tërësishëm të rrotave dhe pak fuqizim të sistemit motorik.
Për shkak të ndryshimit të pakos, Chevrolet ka mundur edhe t’ia ulë çmimin.
Modeli bazë do të kushtojë 25,995 dollarë, përfshirë edhe transportin deri te klienti – që është për 905 dollarë, më lirë se i vjetri.
Mirëpo, duhet bërë e ditur se Camaro LS, më nuk do ta ofrojë motorin me V6, ndërsa e ofron atë me 2.0-litra që prodhon 275 kuajfuqi.
Për të pasur një veturë të tillë me tetë shpejtësi automatike, duhet paguar 1,495 dollarë ekstra. Camaro 2LT që kushton 28,495 dollarë, ka pësuar lirimin më të madh prej 3,000 dollarësh, teksa e ka të përfshirë si standard motorin V6.
Sikurse Camaro i vitit të kaluar edhe i riu do të jetë i punuar në sistemin, që ofron fuqi dhe peshë më të lehtë.
Në sistemin e sigurisë është paraparë alarmimi para se të ndodhë aksidenti, si dhe humbja në masë të madhe e këndit të vdekur. Ende nuk është bërë e ditur data konkrete, por Chervolet ka njoftuar se kjo makinë lansohet në fillim të vitit që vjen. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëRënie dramatike e vlerës së veturave elektrike?!
Një truk i thjeshtë për të kursyer karburant - gjithçka varet nga konfigurimi i kondicionerit!
Rrethrrotullimi në Kroaci që po huton shoferët
Traction Avant, vetura më inovative në histori feston ditëlindjen e 90-të
Detaje të reja rreth marrëveshjes mes Hondas dhe Sonyt për veturat elektrike
SUV 3000 kuaj/fuqi apo Ferrari SF90?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit