LAJMI I FUNDIT:

Polici u bë sensacion në rrjetet sociale, duke vallëzuar mbi shpatullat e një pjesëmarrësi në koncert (Video)

Polici u bë sensacion në rrjetet sociale, duke vallëzuar mbi shpatullat e një pjesëmarrësi në koncert (Video)

Kur gjithçka shkon në rregull edhe policët mund të shfrytëzojnë rastin, që të argëtohen sikurse pjesëmarrësit tjerë në koncert.

Kështu ka vepruar edhe një polic, identiteti i të cilit nuk u bë i ditur, që ishte në detyrë gjatë koncertit të Noel Gallagher, që u zhvillua si pjesë e një festivalit në South Yorkshire, transmeton Telegrafi.


Filmimi ku ai shihet duke vallëzuar sipër shpatullave të një pjesëmarrësi, është postuar në rrjetet sociale, ku u pëlqye shumë dhe u bë sensacion.

“Brilante, pasi ta ketë siguruar zonën, nisë edhe vallëzimin”, ka shkruar një komentues, ndërsa videoja po vazhdon të shpërndahet edhe më tutje. /Telegrafi/