Gjatë kësaj fundjave pati dyndje pushuesish në plazhin e Porton Novës.
Edhe pse njihet si një nga plazhet më të rrezikshëm pasi disa persona janë mbytur në det vitin e shkuar, kjo nuk i ka sprapsur pushuesit e shumtë që ta frekuentojnë gjatë këtyre ditëve të nxehta.
Për të shmangur këto lloj fatkeqësish, duke parë dhe motin me erë të fuqishme dhe detin me dallgë, është ngritur një patrullë e policisë bashkiake të Vlorës për të sensibilizuar dhe njoftuar çdo person për rrezikshmërinë, dhe për kujdesin që duhet të tregonin në det.
Shefi i policisë bashkiake të Vlorës Mejtim Meçe tregoi për Top Channel masat e marra për sigurinë e plazhistëve.
“Që në orët e para të mëngjesit morëm informacionin që këtu kishte një dyndje pushuesish. Dërguam një shërbim të policisë bashkiake për t’i sensibilizuar në fund të fundit, por edhe për t’i ndaluar. Tashmë siç e shikoni nuk janë më shumë se rreth njëzetë makina, ku në mëngjes ishin rreth 100 makina. Zona e Porto Novës ku jemi, nuk konsiderohet plazh, nuk hyn në zonat e konsideruara nga bashkia për plazh, detyrimisht këtu nuk mund të ketë roje,” u shpreh ai.
Shumë prej pushuesve nuk ishin në dijeni të rrezikshmërisë që paraqet zona detare në këtë plazh.
“Kemi parë tabelat, por nuk e kemi dëgjuar,” thotë një pushuese.
“Erdhëm njëherë dhe na pëlqeu. Ka qetësi dhe është uji i pastër,” shprehet një tjetër pushuese.
Gjatë kësaj të diele më shumë se 100 makina me pushues mbërritën në plazhin e Porto Novës. Krahas patrullimit me policë bashkiakë, në hyrje të plazhit është vendosur një tabelë që tërheq vëmendjen e personave për rrezikshmërinë në det.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'