LAJMI I FUNDIT:

Shfaqja me fishekzjarre nuk shkoi si duhet, 20 pjesëmarrës të festivalit pësuan lëndime të konsiderueshme (Video)

Shfaqja me fishekzjarre nuk shkoi si duhet, 20 pjesëmarrës të festivalit pësuan lëndime të konsiderueshme (Video)

Shpërthimi i fishekzjarrëve, gjatë një festivali në Spanjë nuk ka shkuar si duhet dhe për pasojë, 20 pjesëmarrës pësuan lëndime të konsiderueshme.

Viktimat që pësuan në ‘Canga de Narcea’ që u zhvillua në Asturias, kanë djegie në trup, ose janë prerë nga xhamat dhe gjësendet e ndryshme që u shpërndanë prej objekteve të afërsi, pasi që ndodhi eksplodimi, transmeton Telegrafi.


Banorët dhe shumë vizitorë, ishin mbledhur në La Magdalena për këtë festival që feston të shenjtin mbrojtës të zonës, që ishte paraparë të mbyllej me një shfaqje fishekzjarrësh. Mirëpo, fishekët që ishin afër dhe po bëheshin gati të ndizeshin, u aktivizuan nga një mjet i devijuar piroteknik.

Të pranishmi pretendojnë se dëgjuan një ‘hungërimë’ pas së cilës nisën të thuhen xhamat e banesave dhe dyqaneve, ndërsa u dëmtuan edhe disa mure. Mjekët shkuan të intervenojnë me shpejtësi, ndërsa klinikat private ofruan ndihmë për t’i trajtuar të prekurit.

Policia e ka bllokuar zonën, nga frika se mund të fillojnë vjedhje të ndryshme, pasi deri më tani ka pasur përpjekje të hyhet në një bankë.

Kryetari i zonës e ka konfirmuar rastin dhe u dëshiroi të lënduarve shërim të shpejtë, ndërsa siguroi banorët se do merren masa që kjo të mos përsëritet në vitin që vjen. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka

Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"

Botë
Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Protestat pro-palestineze shtojnë presionin mbi Bidenin

Botë
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Erdogan u bën thirrje vendeve perëndimore të rrisin presionin ndaj Izraelit për pranimin e marrëveshjes

Botë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Kalo në kategori