LAJMI I FUNDIT:

Aksidente dhe kolona nga ndërprerja disa vjeçare e punimeve në rrugë

Aksidente dhe kolona nga ndërprerja disa vjeçare e punimeve në rrugë

Autoudha Prishtinë-Vushtrri-Mitrovicë, ende me probleme në të njëjtin fshat. Është fjala për fshatin, Lum i madh të Vushtrrisë, ku punimet janë ndërprerë tash e sa vite, siç u tha atëherë për shkak të kontesteve pronësore, por për pasojë aty shkaktohen kolona të gjata dhe aksidente.

Sipas banorëve në këtë fshat, vozitësit janë shumë të pakujdesshëm dhe shpejtësia që ata e përdorin në këto rrugë është shumë e lartë, gjë që shkakton edhe aksidente.

Përpos aksidenteve, ata thonë se krijohen kolona të gjata, e në veçanti në mbrëmje. Shqetësim kanë edhe bizneset të cilat prapa kamerave thonë se kjo gjendje iu ka sjellë vështirësi të mëdha në bizneset e tyre në atë pjesë.


Behar Bajrami nga fshati Lum i madh, ku rruga ka mbet e pa përfunduar tash e disa vite, thotë se kolona ta gjata ka në mbrëmje.

“Çdo kohë, sidomos në mbrëmje bahet shumë tollovi e madhe kolonë e gate”, tha ai. Edhe për bashkatdhetarët, kjo rrugë është shqetësim, edhe pse periudha e qëndrimit të tyre në Kosovë është e shkurtë.

Hajriz Aliu ankohet për mungesën e shenjave në këtë pjesë ku janë ndërprerë punimet.

“I kam thën edhe familjarëve të mi si është e mundur që vetura e cila vjen nga rruga me shpejtësi prej 100-120 km/orë, me has në një rrugë thuajse 1 kahëshe dhe pa lajmërimin e shenjave…..Unë i kam thane të gjithëve, gjithmonë qytetarët duhet me shpreh shqetësimin e tyre. Në qoftëse nuk tregojnë, ata komunart që merren me këtë punë flejnë edhe thonë mirë, është n’rregull, s’po ankohet askush, ankesat të qojnë nga ana pozitive”, tha ai. Enis Osmani po nga ky fshat, thotë se kolonat janë shumë të gjata.

“Ndonjëherë nuk e di çfarë kohe është, kur po bllokohet rruga po vonohet shpesh, kolonë e madhe”, tha ai.

KosovaPress ka tentuar të marrë deklaratë edhe nga përfaqësuesit e Ministrisë së Infrastrukturës, por këta të fundit nuk iu janë përgjigju telefonatave.

Kjo rrugë është një nga arteriet kryesore e Republikës së Kosovës dhe është pjesë e drejtimit rrugor në kuadër të rrjetit bazik të transportit të Evropës Juglindore.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori