LAJMI I FUNDIT:

Jeremiq kundërshton ndarjen e Kosovës

Jeremiq kundërshton ndarjen e Kosovës

Lideri i Partisë Popullore në Serbi, Vuk Jeremiq, tha se zgjidhja për Kosovën duhet të kërkohet vetëm në përputhje me Kushtetutën e Serbisë dhe Rezolutën 1244 dhe se zgjidhjet e tjera, siç është ndarja e territorit, janë krejtësisht të papërgjegjshme.

“Kush merr vesh diçka nga diplomacia, nuk do të duhej të shprehet ndryshe. Për fat të keq, disa nga njerëzit kyç në udhëheqjen tonë shtetërore nuk po sillen ashtu”, tha Jeremiq, për gazetën serbe “Blic”.

I pyetur nëse “konflikti i ngrirë”, sipas tij paraqet zgjidhje dhe nëse kjo është një alternativë e marrëveshjes, Jeremiq tha se nuk ka kurrfarë konflikti të ngrirë, siç po përpiqet pushteti ta paraqes për të frikësuar njerëzit, përcjell Telegrafi.


“Nuk është e vërtetë se është i domosdoshëm anëtarësimi i Kosovës në OKB që të normalizohet jeta, qoftë në Kosovë apo në rajon”, tha ai dhe shtoi se nuk sheh se pse duhet nënkuptohet një konflikt si alternativë për anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara.

Jeremiq tha se para statusit përfundimtar të Kosovës  duhet të negociohet për shumë gjëra të tjera që janë me interes vital për Serbinë, siç është çështja e pronës shtetërore dhe private, pastaj garancitë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore serbe.

Ai tha se nuk do të ketë më mundësi për të negociuar këto çështje të rëndësishme, nëse Beogradi vendos nënshkrim për anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Jeremiq, ish-ministri  i Punëve të Jashtme dhe ish-përfaqësuesi i Serbisë në OKB, tha se “tërheqjet e njohjeve të pavarësisë së Kosovës janë krejtësisht e parëndësishme, nëse Kosova me nënshkrimin e  Serbisë të bëhet anëtare e OKB-së, sepse me këtë në mënyrë të pakthyeshme rrumbullakëson subjektivitetin e saj juridik ndërkombëtar”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori