LAJMI I FUNDIT:

7-vjeçari nga Peja ngjitet në majën e Gjeravicës

7-vjeçari nga Peja ngjitet në majën e Gjeravicës

Gjeravica, është maja më e lartë në Alpet Shqiptare, me 2.656 metra lartësi mbidetare.

Të ngjitesh në maje të këtij vendi të bukur të Kosovës, përveç kënaqësisë të servohet edhe lodhja e sfida të tjera gjatë udhëtimit.


Por siç duket, për dikë si Fiari Gjikolli, ngjitja në 2.656 metra lartësi, është sfidë e përballueshme.

Ai është vetëm 7 vjeç, dhe ia ka dalë mbanë ta shkelë majën e Gjeravicës.

Fiari i cili është anëtari më i ri i Shoqatës së Bjeshkatarisë “Gjeravica”, në moshën pesë vjeçare kishte shprehur dëshirën e madhe për t’u ngjitur në këtë vend, por gjatë rrugës ishte detyruar të kthehet. Tani dëshira e tij është plotësuar.

Ndërkaq, Shoqata e Bjeshkatarisë “Gjeravica”, ditë më parë ka festuar 90 vjetorin e themelimit, duke e shënuar këtë datë me një manifestim që ishte mbajtur në Boge të Rugovës.

Në këtë manifestim janë kujtuar shumë anëtarë të Gjeravicës, numri i të cilëve nga viti i themelimit 1928 ka shkuar në 12 mijë e 800 anëtarë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori