Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo, ka pritur sot në një takim përfaqësuesit e qendrave grumbulluese të mjedrës në Kosovë, si dhe kryetarin e Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka.
Në këtë takim, ministri i ka njoftuar ata me zhvillimet e përgjithshme në sektorin e bujqësisë, veçanërisht në sektorin e prodhimit të mjedrës, si dhe me programet mbështetëse të ministrisë për vitin 2018, si dhe me mundësitë që ofrojnë këto programe për prodhuesit e mjedrës në vend.
Ministri Rikalo, i ka njoftuar ata edhe për nismën e përbashkët të MBPZHR-së me USAID-in për programin “Përkrahje e zhvillimit bujqësor dhe rural në Kosovë”, e cila tashmë është aprovuar edhe nga Qeveria e Kosovës. Nga ky projekt i përbashkët, që kap vlerën prej 3.8 milionë euro, sipas ministrit do të përfitojnë sektorët me eksportin më të madh në bujqësi, sektori i pemëve të imëta dhe i bimëve mjekësore aromatik, përcjell Telegrafi
Ai ka treguar se qendrat grumbulluese do të përkrahen në vazhdimësi nga MBPZHR-ja, me qëllim të shtimit të kapaciteteve të tyre prodhuese dhe ruajtëse. Po ashtu, gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për mundësinë e përkrahjes së shitjes së mjedrave nga ministria me 0.20 cent, në mënyrë që fermerët të tejkalojnë këtë krizë në tregjet vendore dhe ndërkombëtare të mjedrës. Gjithashtu është biseduar për problemet me të cilat ballafaqohen fermerët e mjedrës në baza ditore dhe janë pajtuar që shoqata në bashkëpunim me MBPZHR-në të koordinojnë aktivitetet që të gjendet një zgjidhje afatgjatë për këtë sektor me rëndësi.
Nga ana tjetër, përfaqësuesit e qendrave grumbulluese dhe kryetari i Shoqatës së Kultivuesve të Mjedrës, Sami Uka, falënderuan ministrin për gatishmërinë e tij për bashkëpunim dhe shprehën përkushtimin e tyre për mbështetjen e prodhuesve vendorë, me qëllim të fuqizimit të mëtejmë të tyre. Ata prezantuan edhe sfidat nëpër të cilat po kalojnë, dhe theksuan se do të bashkëpunojmë me institucionet që këto sfida të tejkalohen.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze