Në policinë e Kosovës po del të ketë pjesëtarë me probleme të shëndetit mental. 94 policë të tillë Inspektorati Policor i Kosovës i ka identifikuar dhe ka kërkuar suspendimin e tyre.
Drejtoria e përgjithshme e PK-së po refuzon ta bëjë një gjë të tillë. Policët në fjalë janë ish-pjesëtarë të UÇK-së me status të invalidit të luftës.
Vetëm pak ditë më parë, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë për suspendimin e 94 pjesëtarëve të saj. Arsyeja po del të jetë shqetësuese.
IPK po pretendon se pjesëtarët në fjalë kanë probleme të natyrës psikike. Këtë e ka konfirmuar vetë IPK-ja dhe ka sqaruar arsyen e rekomandimit për suspendimin e këtyre policëve.
“Arsyeja e rekomandimit është, për shkak të gjendjes së tyre shëndetësore duke ju referuar dokumentacionit të tyre që i kanë paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Institutit të Psikiatrisë Forensike. Për shkak të dokumentacionit të tyre shëndetësor të paraqitur pranë komisionit mjekësor të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale është dëshmuar se të njëjtit kanë probleme shëndetësore të natyrës psiqike .”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.
Pjesëtarët në fjalë, të Policisë, janë ish-pjesëtarë të UÇK’së dhe e kanë të njohur statusin e invalidit të luftës. Në polici të Kosovës janë gjithsej 148 pjesëtarë të cilët janë invalidë të luftës.
Dokumentacioni në të cilin është bazuar IPK-ja për të nxjerrë rekomandimin e tyre janë vërtetimet që këta pjesëtarë të Policisë kanë dërguar në institucionet kosovare për të fituar statusin e invalidit të luftës, gjatë procesit për identifikimin e veteranëve të UÇK-së.
IPK paralajmëron Policinë e Kosovës për rrezikun që mund të paraqesin këta pjesëtarë, sidomos duke pasur parasysh se të njëjtit janë të pajisur me armë zjarri.
Por, pa marrë parasysh këto paralajmërime të IPK’së, drejtoria e përgjithshme e Policisë së Kosovës, që po funksionon me ushtrues detyre të drejtorit, po refuzon t’i suspendojë këta pjesëtarë të saj, ka mësuar Express.
94 policët me probleme të shëndetit mendor vazhdojnë të dalin në punë në Polici. Megjithatë, Policia e Kosovës thonë se janë duke e shqyrtuar rekomandimin në fjalë të IPK’së.
“Policia e Kosovës ka pranuar një rekomandim nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe i njëjti është në proces të shqyrtimit”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze