“Jam surprizuar nga ndryshimet që pashë në Tiranë”, ishin fjalët epresidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitaroviq, e cila në vijim të vizitës së saj në Shqipëri, u prit sot në një takim të veçantë nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Presidentja Kitaroviq dhe kryebashkiaku Veliaj diskutuan për rritjen e bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, si dhe mundësitë e shkëmbimit të eksperiencave pozitive.
“U shpreha edhe më herët për median kroate, sa e surprizuar jam me ndryshimet që pashë në Tiranë. Që prej vizitës time të parë këtu në 1993, pashë se sa ka ndryshuar qyteti”, tha Kitaroviq, e cila u shpreh shumë e nderuar për marrjen e “Çelësit të Qytetit”.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. “Kroacia ka mbajtur një politikë me dyer të hapura për rajonin, duke u bërë zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së. Mendoj se për ne, Kroacia dhe lidershipi i saj, mrekullia e transformimit të Kroacisë në procesin e integrimit në BE, është jo thjesht një destinacion, por një rrugëtim. Ndaj, po mbajmë shënime dhe jam jashtëzakonisht i frymëzuar nga ky rrugëtim”, deklaroi Veliaj.
Në shenjë miqësie, Veliaj i dorëzoi Presidentes së Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović edhe “Çelësin e Qytetit”.
“Po e vendos këtë çelës në xhepin tuaj, në emër të Këshillit Bashkiak dhe ekipit tonë, si një mënyrë për të shprehur vlerësimin tonë maksimal për advokacinë tuaj të mrekullueshme, jo vetëm për Kroacinë, por për të gjithë rajonin. Ne ju shohim si një prej nesh, e si e tillë po ua japim këtë çelës, ndaj nuk ka rëndësi se ku do t’ju shpjerë jeta, si Presidente, si qytetare, turiste, ose thjesht një mike që kthehet sërish, ju gjithmonë do keni çelësin e një vendi që ju mirëpret”, deklaroi Veliaj.
Më pas, presidentja kroate dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe “Parkun Europa” në sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Lajm i shkëlqyeshëm, Kosova dhe SHBA-të do ta finalizojnë së shpejti Dialogun strategjik
Në Belgjikë po trajtohet ankesa e vrasësve të Enver Hadrit, Qeveria ndan 100 mijë euro për familjen
Qeveria emëron Lyra Osmanin Inspektore të Përgjithshme, kurse Avni Kastratin drejtor të Agjencisë së Statistikave të Kosovës
Kurti publikon fotografi nga tubimi në Ferizaj: Vazhdojmë krah për krah, e cep më cep
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025