Në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” është mbajtur provimi pranues për pranimin e studentëve të rinj, ku për vitin akademik 2018/2019 do të pranohen mbi 8 mijë studentë.
Rektori i UP-së, Marjan Dema ka vizituar studentët të cilët iu kanë nënshtruar provimit pranues, të cilëve iu ka premtuar se do të pranohen vetëm më të mirët.
“Nga ora 9 Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka filluar procesin e organizimit të provimit pranues për studentët që do të bëhen pjesë e këtij Universiteti. Në këtë konkurs kanë konkurruar mbi 12 mijë e 600 studentë të cilët konkurrojnë në 143 programe studimore.
Çdo gjë është bërë gati, është duke funksionuar sipas planifikimit. Unë i garantoj studentët që do të pranohen ata që e meritojnë, sepse kjo është bërë një traditë. Por, natyrisht që të bëhen pjesë e Universitetit të Prishtinës nuk është lehtë, se UP i ka avancuar standardet se synojmë të jemi më të mirët, jemi më të mirët, po natyrisht pa standarde më të mira, pa studentë më të mirë kjo nuk arrihet”, tha Dema.
Në rast se nxënësit provojnë të kopjojnë rektori tha se do të ketë masa disiplinore.
“Sigurisht që janë masat disiplinore të cilat janë të përcaktuara nëpër të gjitha njësitë akademike, nëpër fakultete ato do të respektohen çdo gjë sipas normave dhe akteve ligjore që UP i posedon”, tha rektori Dema.
Në Fakultetin Filozofik, në drejtimin Shkenca Politike po shpreson të pranohet Hëna Rexhaj nga Istogu. Ajo shprehet e bindur se do të pranohet për shkak se është përgatitur.
“Drejtim që ka më shumë perspektivë sa i përket shkollimit dhe arsimimit të mëtutjeshëm… Besoj që po, nëse jo këtu jashtë vendit… Besoj që kam sepse jam përgatitur”, tha ajo.
Provimet pranuese në UP, do të mbahen edhe nesër dhe pasnesër, ndërsa të hënën do të publikohen rezultatet.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ka heshtje në mesnatë para raundit të dytë të zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në RMV
Rritet numri i përdoruesve të drogës në Kosovë, përfshihen edhe të miturit
Siguria në Evropë – Gërvalla së bashku me ministrin e Mbrojtjes dhe drejtorin e AKI-së, pjesë e konferencës “Defence 24 Days”
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Policja që u raportua e zhdukur paraqitet në stacionin e Rahovecit
Pahor paraqet interes për të drejtuar dialogun Kosovë-Serbi, a do të zgjidhet ai si zëvendësuesi i Lajçakut?
Pahor: Kandidatura ime do të paraqitet në Bruksel, do të jem ndërmjetës i ndershëm në dialogun Kosovë-Serbi
Deputeti finlandez: Serbia nuk mund t'u imponohet shteteve për të kundërshtuar Kosovën në KiE
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'