Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një ceremoni për nënshkrimin e kontratave me të rinjtë përfitues të shpalljes së fundit nga ana e MKRS-së, për Edukim Jo-Formal, ka pritur sot në kabinetin e tij përfaqësues të 22 organizatave rinore.
Pas nënshkrimit të këtyre kontratave, ministri Gashi tha se përmes kësaj mbështetjeje, MKRS po vazhdon përpjekjet për nxitjen e Edukimit jo-formal.
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) progresivisht ka rritur përkrahjen për rininë, e në veçanti në këto vitet e fundit. Qëllimi kryesor i gjithë këtyre temave të përkrahura është ideja e përafrimit të rinjve kosovarë me parimet dhe praktikat më të mira evropiane dhe Promovimi i vlerave demokratike dhe qytetarisë aktive tek të rinjtë përmes edukimit dhe krijimit i kulturës së të mësuarit gjatë gjithë jetës duke ju ofruar të rinjve aftësitë dhe njohuritë që ata kanë nevojë për të përparuar në një shoqëri të globalizuar”, tha ministri Gashi.
Ai po ashtu tha “ne do të kemi një rol kyç në përkrahjen e nismave të shoqërisë civile për të përmbushë katër qëllime bazike: Qëllimin ekonomik, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të jenë ekonomikisht të përgjegjshëm dhe të pavarur; Qëllimin kulturor, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të kuptojnë kulturën e tyre dhe të respektojnë diversitetin; Qëllimin social, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të jenë qytetarë aktivë; dhe Qëllimin personal, sipas të cilit do të aftësojë të rinjtë që të njohin botën e tyre të brendshme dhe mjedisin që i rrethon.
Gashi u zotua se “do të përmbushen të gjitha detyrimet që Qeveria e Kosovës ka mandatuar Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në tematikën e Edukimit Jo-formal”.
Ai po ashtu sqaroi se nënshkrimi i këtyre kontratave bëhet pas thirrjeve që bën Departamenti i Rinisë në kuadër të MKRS-së dhe zgjedhja e përfituesve bëhet pas vlerësimit nga ana e një komisioni përzgjedhës ku përfshihet edhe shoqëria civile.
“Më vjen mirë që në kuadër të këtyre organizatave që kanë përfituar në këtë thirrje, ka edhe organizata të cilat implementojnë projekte për persona me aftësi të kufizuara”, theksoi ministri Kujtim Gashi.
Ndërkaq përfaqësues të këtyre të rinjve u shprehën falënderues për ftesën e ministrit dhe për nënshkrimin e këtyre kontratave. “Për neve është një nder i madh që një ministër na fton për nënshkrimin e kontratave. Këtë vit me Ministrinë e Kulturës e kemi shënu një hap të madh në cilësinë e mbështetjes që e kemi pas prej Ministrisë. Gatishmëria, përkushtimi, vullneti dhe përzemërsia që e ka tregu Ministria e Kulturës për neve do të thotë shumë dhe ne jemi thellësisht mirënjohës”, u shpreh njëri nga ta. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë