LAJMI I FUNDIT:

Komiteti i Helsinkit fillon fushatë për të drejtat e grave në Maqedoni (Foto)

Komiteti i Helsinkit fillon fushatë për të drejtat e grave në Maqedoni (Foto)

Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Maqedoni në kuadër të projektit “Gratë kanë të drejta” ka filluar fushatën “A e ke ditur se?”, përmes së cilës ka për qëllim të informojë gratë dhe vajzat për të drejtat e tyre.

Komiteti i Helsinkit në kuadër të kësaj fushate ka filluar me postime në llogarinë zyrtare në Facebook, ku informon gratë për të drejtat e tyre gjatë punësimit, intervistave të punës, pagave etj, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“A e ke ditur se ke të drejtë për pagë të barabartë me meshkujt, për vendin e njëjtë të punës?, A e ke ditur se në intervistë për punë, punëdhënësi nuk ka të drejtë të pyes a je e martuar dhe a planifikon të kesh fëmijë?”, janë dy nga çështjet për të cilat Komiteti i Helsinkit ka tentuar të informojë gratë në Maqedoni.

Përndryshe, kjo fushatë e KH-së është pjesë e programit rajonal “Zbatim i normave, ndryshim i qëndrimeve”, që financohet nga Bashkimi Evropian./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Kalo në kategori