LAJMI I FUNDIT:

E mbijetuara rrëfen vitet e internimet: Brenda 48 orësh vdiqën 20 fëmijë në kampin e Tepelenës

E mbijetuara rrëfen vitet e internimet: Brenda 48 orësh vdiqën 20 fëmijë në kampin e Tepelenës

Klara Merlika (84) ka rrëfyer në emisionin ‘Studio e Hapur’ në News24, 45 vitet e saj në internim si dhe peripecitë që i është dashur të kalojë.

84-vjeçarja ka treguar mes lotësh se si ka arritur të mbijetojë.


Klara Merlika thotë se ka qenë 10 vjeç kur e kanë internuar dhe kanë qëndruar 13 veta me një batanije dhe një tas.

“Njerëzit kur bëjnë keq i kërkojnë vetes shumë llogari. Kam pasur një natyrë që së keqes kurrë nuk kam dashur ti bie në gjunjë. Sot jam 84 vjeç dhe atëherë isha 10 vjeç. Ai nuk ka qenë internim, ka qenë kohë lufte. I morën me gra, me fëmijë, me njerëz të pafajshëm. Më merr vetëm me rrobat e trupit dhe më çon në një vend tjetër dhe kjo është e tmerrshme. Kemi qenë vetëm 13 veta të cilët kishim vetëm një batanije dhe një tas dhe bukë misri dhe kemi ngjyer me kafshata misri se nuk kishim lugë”, ka rrëfyer e moshuara.

Ajo tregoi ndër të tjera se si brenda 48 orëve vdiqën 20 e ca fëmijë në kampin e Tepelenës të cilin e konsideron si kampi i shfarosjes.

“Për të tjerët nuk e di, por unë kam dëshmitarë shokët e mi. Të më dalin përballë e të më thonë që kam gënjyer për kampin e internimit. Kampi i Tepelenës ishte kamp shfarosje. Brenda 48 orëve kanë vdekur 20 e ca fëmijë. Ishte një grua nënë e 12 kalamajve dhe kishte dy binjakë. Brenda 24 orëve i vdiqën”, rrëfeu Klara Merlika.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori