LAJMI I FUNDIT:

Komuna e Gazi Babës do të ndërtoj qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta

Komuna e Gazi Babës do të ndërtoj qendër ditore për fëmijët me nevoja të veçanta

Komuna e Gazi Babës fitoi grand nga UNDP-ja në vlerë prej 30 mijë eurove, për ndërtimin e qendrës së re ditore për fëmijët më nevoja të veçanta.

Sipas Kryetarit të Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, i cili është edhe Kryetar i Rajonit Malor të Shkupit, me këto mjete, dukshëm përmirësohen kushtet për qëndrimet ditore për fëmijët e kategorive të lënduara, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Përveç kësaj, sot është nënshkruar memorandum bashkëpunimi midis Këshillit të Rajonit Malor të Shkupit dhe Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Memorandumi parasheh shfrytëzimin e përvojave për zhvillim të projekteve të shkruara me 18 komuna të rajonit malor të Shkupit.

Kryetari i Gazi Babës poashtu sot u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, Carlo Romeo.

Siç kumtoi Komuna e Gazi Babës, Georgievski e ka njoftuar Romeon për të gjitha projektet për të cilat po punohet momentalisht, me çka dukshëm do të përmirësohet jeta e të gjithë qytetarëve të Komunës. Krahas kësaj, ai paralajmëroi projekte tjera që do të vijnë në periudhën e ardhshme.

/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Numërohen më shumë se gjysma e votave, këto janë rezultatet nga zgjedhjet kuvendare

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Zona Zgjedhor nr 6: Këto janë rezultatet e fundit nga 77% e votave të numëruara

Politikë
Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Kështu do të ndaheshin deputetët e Njësisë Zgjedhore 6 me 81% të vendvotimeve të numëruara

Politikë
Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Taravari: Ndryshimi u kry, sapo u firmos liria e këtij vendi

Politikë
Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Koalicioni VLEN feston në qytetin e Tetovës dhe Gostivarit

Politikë
Kalo në kategori