LAJMI I FUNDIT:

Me nderime ushtarake u varros kapiten Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit i FSK-së

Me nderime ushtarake u varros kapiten Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit i FSK-së

Në Landovicë të Prizrenit, sot u varros me nderime të larta ushtarake kapiten Sejdi Krasniqi, komandant i Kompanisë së Deminimit të Regjimentit të Mbrojtjes Civile të FSK-së, i cili të dielën, pas një sëmundje të rëndë ndërroi jetë.

Para se të kryhej ceremonia e varrimit, nga ora 10:00-1100, në kazermën e FSK-së në Prizren, u bënë homazhe, ndërsa nga ora 12:00, në Shtëpinë e Kulturës në Prizren, në nderim të kapitenit Krasniqi u mbajt akademi përkujtimore. Ndërsa në orën 13:30 u bë ceremonia e varrimit në varrezat e dëshmorëve në Landovicë.

Në akademinë përkujtimore, ku ishin ardhur shumë personaliteti shtetërore, politike, ushtarake dhe qytetarë të shumtë, në emër të FSK-së, foli komandanti i Komandës së Forcave Tokësore gjeneral brigade Enver Cikaqi.


Ai u shprehu ngushëllimet familjes, pjesëtarëve të FSK-së, shokëve dhe kolegëve dhe më pas, foli për jetën dhe veprën e kapiten Krasniqit.

Cikaqi tha se Sejdi Krasniqi ka ofruar shumë në shërbim të vendit, FSK-së, “andaj sot e kujtojmë si ushtarë e mbrojtës të Lirisë, mik të veçantë, humanist e i palodhur në shërbim të vendit tonë”.

Në këtë akademi u lexua edhe telegrami i ngushëllimit i dërguar familjes Krasniqi nga Ministri i FSK-së Rrustem Berisha.

Ndërsa, në emër të veteranëve të luftës të Prizrenit, foli sekretari i Organizatës së veteranëve të Luftës së UÇK-së, Isa Berisha.

Kurse për jetën dhe veprimtarinë e kapiten Sejdi Krasniqit në emër të qytetit të Prizrenit foli kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Në emër të familjes të gjithë të pranishmit i ka falënderuar Arbnor Sejdi Krasniqi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Mospërshtatja e shpjetësisë, shkaktar i vetaksidentit në Pejë ku humbi jetën shoferi

Kronika e Zezë
Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Vetaksident në Pejë, vdes shoferi i automjetit

Kronika e Zezë
Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Tragjedia në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot - kërkohet hetim i plotë për shkaqet e shembjes së objektit

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Tragjedia në Jabllanicë, pamjet nga kamerat e sigurisë tregojnë momentin e shembjes së objektit ku humbën jetën tre fëmijë

Lajme
LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

LVV, LDK dhe PDK ndëshkohen me gjoba të majme nga PZAP për shkelje në fushatë

Politikë
Kalo në kategori