Deputeti i AAK-së, Gani Dreshaj i ka bërë një kërkesë publike kryetarit të Istogut nga radhët e LDK-së, Haki Rugova.
Dreshaj përmes një postimi në Facebook, ka kërkuar nga Rugova që të tregoi konkretisht për planet konkrete që ka për Istogun.
“Kërkoj nga ai që të tregoi konkretisht për planet konkrete që ka për Istogun, për të cilat unë, Donika, Beka, Teuta e Naseri mund të ndihmojmë si zëri juaj përfaqësues në kuvend.
Në Istog nuk po punohet, nuk ka dinamizëm, nuk ka zhvillim, nuk ka plane konkrete”, ka shkruar Dreshaj.
Postimi i plotë:
Të dashur qytetarë të Istogut, kryetar aktual Rugova.
Unë dhe kolegët deputetë të parlamentit të Kosovës kemi dhënë premtime për të qenë zëri juaj në kuvend.
Istogu që nga paslufta është lënë anash nga qeveri të ndryshme, duke mbetur qytet i harruar në shumë segmente.
Për këtë, kam një kërkesë publike për kryetarin Rugova.
Kërkoj nga ai që të tregoi konkretisht për planet konkrete që ka për Istogun, për të cilat unë, Donika, Beka, Teuta e Naseri mund të ndihmojmë si zëri juaj përfaqësues në kuvend.
Në Istog nuk po punohet, nuk ka dinamizëm, nuk ka zhvillim, nuk ka plane konkrete.
Statistikat e fundit tregojnë se Istogu është një nga qytetet që të rinjt në dy vitet e fundit e kanë braktisur më së shumti vendin duke kërkuar perspektiva të reja në Evropë, apo në qytete tjera të Kosovës.
Zotohem sa gëzoj përkrahjen nga kryeministri Haradinaj që Istogu të ndihmohet me projekte konkrete të cilat duhet të nisin nga kryetari i komunës tonë.
Deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese, respektoi pozicionin tënd, andaj së bashku ta ndihmojnë qytetin tonë ku të rinjt e të rejat nuk po shohin të ardhme nga politizimi dhe “gjumi” që ka kapluar çdo digaster në komunë.
Sa i përket investimeve nga jashtë, janë përgjegjësi e imja dhe siç iu kam njoftuar, shumë shpejt presim me punët e para të mëdha në këtë drejtim.
T’i lëni anash inatet dhe nënçmimin ndaj qytetarëve, Istogu ka nevojë për punë e projekte.
E them publikisht, se projektin e parë në të mirë të Istogut qe ju do e ofroni, unë me tërë potencialin tim do të tentojë ta realizoi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025