Familjarët e Kamer e Murat Loshit, të cilët u vranë gjatë Luftës së Dytë Botërore, kanë ngritur një lapidar në fshatin Pemishte, komuna e Skënderajt.
Ky aktivitet po mbahet në bashkëpunim me komunën e Skënderajt dhe banorët, ku po marrin pjesë, Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku si dhe Deputeti i Parlamentit të Maqedonisë, Zijadin Sela.
Lapidari për dy dëshmorët që u vranë nga forcat serbe, Kamer Loshi më 1924 si dhe Murat Loshi më 1974, u ndërtua nga iniciativa familjare, njofton Klan Kosova.
Kryetari i kësaj komune, Bekim Jashari, tha se ky lapidar ishte më së i nevojshëm.
‘Jemi këtu në ceremoninë e përurimit të Lapidarit të dëshmorëve Loshi, që ranë një shekull më parë. Ky lapidar është më se i nevojshëm që t’i përkujtojmë sakrificat për lirimin e vendit tonë’.
Ndërkaq, Zijadin Sela tha se Kamer dhe Murat Loshi ishin njerëz të mëdhenj.
“Ndjej kënaqësi që jam i ftuar për t’i nderuar këto dy figura të larta kombëtare që këtij populli nuk i kanë munguar. Njerëz si Kamer dhe Murat Loshi janë të mëdhenj. Një lis i vërtetë është familja Loshi. Uroj dhe besoj që në të ardhmen do të ngremë lapidare për ata që do të ngrejnë Kosovën në vendet evropiane të botës’.
Kurse Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se kujtimet për luftën e Kamer e Murat Loshit, Ahmet Delisë e shumë të tjerëve janë të paharrueshme.
Këtë lapidar e përshëndeti edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, me një telegram urime, pasi nuk kishte mundësi të ishte i pranishëm. Berisha i kishte dekoruar dy dëshmorët.
Në fund, nipi i Murat Loshit, Ferati, falënderoi të gjithë ata që kontribuuan në çfarëdo lloj mënyre që veprat e tyre të nderohen.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëArratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Vritet 28-vjeçari në Tiranë, djali i ish-gjyqtarit Prendi
Analistët: Ndarja e subvencioneve në bujqësi, dëmtoi imazhin e qeverisë
Arrestohet dhe suspendohet një zyrtar policor pasi shkaktoi aksident me fatalitet
Flet daja i Fitore Pacollit pasi mori grant 100 mijë euro: Fitoren e kam mbesë, kam konkurruar tri herë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian