Të gjithë importuesit e pemëve dhe perimeve në Kosovë tani e tutje do të duhet të paguajnë një masë të përkohshme prej 30 për qind të vlerës doganore.
Kjo masë është caktuar të premten nga ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani.
Vendimi do të hyjë në fuqi me datën 18 të këtij muaji.
Në vendimin, të cilin e ka siguruar KosovaPress, thuhet se deri te caktimi i kësaj mase ka ardhur pas një hetimi të gjerë dhe konsultave me prodhuesit vendor, siç parashihet me Ligjin për Masa Mbrojtëse në Importe ku janë hetuar të gjithë pemët dhe perimet me origjinë nga të gjitha vendet e botës.
“Njoftimi erdhi pas vlerësimit paraprak të gjendjes; përfshirë konsultimet me prodhuesit siç parashihet në paragrafin 1 të nenit 6 të Ligjit nr.04/l-04 për Masat Mbrojtëse në Importe. Vlerësimi ofroi bazë të mjaftueshme për të përcaktuar se produktet që do të hetohen, importohen në Republikën e Kosovës në sasi aq të mëdha dhe në ato kushte të cilat kërcënojnë tu shkaktojnë dëm serioz prodhueseve të pemëve dhe perimeve në vend ose të shkaktojnë parregullsi që mund të përkeqësojnë gjendjen ekonomike të prodhuesve të pemëve dhe perimeve në Republikën e Kosovës”, thuhet në vendimin e ministtrit Hasani.
Lista e pemëve dhe perimeve që u është caktuar masa e përkohshme:
Patatja,
Domatja,
Speci,
Trangulli,
Shalqiri,
Pjepri,
Lakra e hershme (pranverore),
Lakra e vonshme (vjeshtore),
Sallatë (të gjitha varietetet),
Spinaqi,
Qepa,
Karrota,
Fasulja monokulture,
Molla,
Dardha,
Kumbulla,
Qershia,
Dredhëza,
Mjedra,
Manaferra,
Misri
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëThemeluesit dhe ish-CEO, Changpeng Zhao, thuhet se i është bërë një ndalim i përjetshëm nga administrimi i Binance
Shmangni rreziqet e klorit, jepini shëndetit tuaj një zgjidhje të sigurt me Camelot
Stres i përditshëm? eBukura ju sjell këto dy produkte për një jetë më të qetë dhe të lumtur
Vapiano – Destinacioni i shijeve italiane në Prishtinë, tani me porosi online
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia
KF Deçiq, klubi shqiptar kampion në Mal të Zi, merr përkrahje nga Golden Eagle
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë tregonte harta dhe ‘plani i Netanyahu për Gazën’?
Çanak: Sulmi në Banjskë, fundi i luftimeve midis Serbisë e Kosovës
Kush i fiton zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, komentojnë analistët
Çfarë kërkoi Rabiot që frikësoi Juventusin, Milanin dhe klubet në Turqi
Zbulohen top 10 lojtarët më të paguar te Man United - dominohet nga "dështakët"
San Marino merr fitoren e parë pas më shumë se 20 vitesh