LAJMI I FUNDIT:

Flamur Gashi, fotografia e të cilit u keqpërdor për mashtrim në Amerikë: Do të angazhoj avokat për këtë çështje

Flamur Gashi, fotografia e të cilit u keqpërdor për mashtrim në Amerikë: Do të angazhoj avokat për këtë çështje

Ish-Ambasadori i Shqipërisë në Bosnjë e Hercegovinë, Flamur Gashi, ka thënë se është njoftuar lidhur me një mashtrim që dikush ka bërë në Amerikë duke keqpërdorur fotografinë e tij.

Gashi ka thënë se do të shikojë mundësitë për të angazhuar edhe avokat për të zgjidhur këtë çështje.


Megjithëkëtë, ai ka thënë se është gëzuar që është zbuluar rasti në mënyrë që të mos ketë më mashtrime ndaj njerëzve të tjerë.

“Do të bisedoj me një avokat, mikun tim në Amerikë. Mbrëmë e kam marrë vesh. Mu duk pak absurde”, ka thënë Gashi, për Gazetën Express.

“Më vjen mirë që është zbuluar kjo ngjarje dhe të mos ketë viktima”, ka shtuar ai.

Siç raporton Daily Mail, një e ve nga Orlando ka humbur të gjitha kursimet e jetës së saj, pasi u mashtrua nga një person i cili përdorte fotografinë e Flamur Gashit, vëllait të deputetit të LDK-së, Arben Gashit.

Siç shkruan Daily Mail, Diane Standish nga ky mashtrim humbi plot 270 mijë dollarë.

Ajo thotë se ajo ra në dashuri me njeriun që e njihte si Darnell ‘Jerry’ Michael pasi u takuan në platformën online www.match.com.

Por, fytyra me të cilën ajo ra në dashuri ishte e Flamur Gashit, ish-ambasador në Bosnje, i cili është i martuar, ka tre fëmijë dhe jeton në Shqipëri, ku ka pozitën e Këshilltarit të Presidentit.

Mashtruesi përdor foton e vëllait të deputetit Arben Gashi, ia merr amerikanes plakë 270 mijë dollarë (Foto)
Lexo po ashtu Mashtruesi përdor foton e vëllait të deputetit Arben Gashi, ia merr amerikanes plakë 270 mijë dollarë (Foto)

Standish tha se nuk kishte rezerva kur Michael filloi ta pyeste për paratë, pak pasi filluan të flisnin.

“Unë kurrë nuk mendova se dikush mund të bjerë në dashuri me dikë në telefon”, thotë ajo.

Aktualisht Ambasador Gashi është Këshilltar per Çështjet e Rajonit, i Presidentit te Shqipërisë Ilir Meta, pas kthimit nga Bosnja ka qene për tri vite Këshilltar i Presidentit Bujar Nishani.

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori