Robert Austin, profesor në Qendrën për Studime Evropiane, Ruse dhe Euro-aziatike, Universiteti i Torontos thotë se imazhi i Qeverisë së Kosovës, në perspektivën globale, nuk është pozitiv.
“Është një qeveri e kriminalizuar, një shtet i korruptuar që nuk është në gjendje të trajtojë çështje serioze të sundimit të ligjit”, thotë Austin, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.
Kosova dhe Serbia, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, po hyjnë në fazën finale të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve. Dy palët synojnë të arrijnë një marrëveshje ligjërisht të detyrueshme. A prisni që kjo marrëveshje të rezultojë me njohje të dyanshme?
Austin: Jam optimist për atë që pritet të ndodhë në muajt e ardhshëm. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka bërë të qartë se dëshiron të arrijë diçka në këtë drejtim. Sfida më e madhe është kah pala kosovare. Kush në Kosovë është i zoti të bëjë marrëveshje historike? Kosova ka bërë shumë kompromise në dekadën e fundit dhe, në muajt e ardhshëm, mund të ketë kompromise të reja dhe përfitime të tjera për serbët në veri të Kosovës.
Çfarë kompromisesh mund të prodhojë marrëveshja?
Austin: Nuk mendoj se dikush nga komuniteti ndërkombëtar, sidomos Bashkimi Evropian, që po e ndërmjetëson dialogun, dhe Shtetet e Bashkuara që nuk po luajnë shumë rol, do që të shohë ndonjë zgjidhje territoriale të problemeve etnike. Por, qartazi, negociatat e dekadës së fundit mbi fatin e pakicës serbe në Kosovë u kanë dhënë përparësi atyre. Mund të them se njohja do të tregtohet me më shumë avantazhe për ta.
Politikanët kosovarë janë të ndarë. Opozita atje nuk dëshiron që dialogu të udhëhiqet nga presidenti Hashim Thaçi. Një pjesë e opozitës e kundërshton edhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Çfarë do t’i këshillonit politikanët kosovarë?
Austin: Çdo qeveri në Kosovë duhet të pranojë se marrëveshjet e kaluara, si ajo e Brukselit, ajo për fusnotën, e kanë nxjerrë atë si palë humbëse. Këto marrëveshje nuk kanë qenë të parapara me Planin e Ahtisaarit, në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës. Negociatorët e Kosovës, në fakt Qeveria e Kosovës nuk ka kredibilitet ndërkombëtar. Ata nuk janë njerëzit e duhur për negociata dhe kjo është sfidë për Kosovën. Pra, këshilla ime është: ju duhen negociatorë më të mirë dhe ju duhet të mendoni për sovranitetin e Kosovës në afat më të gjatë dhe të ndaloni të bëni marrëveshje që minojnë sovranitetin e vendit.
Por, në anën tjetër, Serbia aktualisht balancon midis Rusisë dhe Perëndimit. A do t’i duhet asaj një ditë të zgjedhë njërën rrugë?
Austin: Mendoj se faktori rus është mbivlerësuar. Kur shihni Rusinë, çfarë ka ajo? Praktikisht asgjë, përveç naftë të lirë dhe gaz të lirë. Mendoj se e ardhmja e Serbisë qëndron në Bashkimin Evropian. Kjo reflekton edhe opinionin publik serb.
Por, këtë javë, media greke raportoi për dëbimin e disa diplomatëve rusë nga Greqia nën dyshimet se kanë bërë përpjekje të minojnë marrëveshjen për emrin midis Athinës dhe Shkupit…
Austin: Shikoni, e ardhmja është shumë e mjegulluar tani; edhe Bashkimi Evropian përballet me shumë sfida. Por, unë jam ai optimist që beson se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Nuk ka plan B, ka vetëm të ardhme evropiane brenda Bashkimit Evropian, nuk ka alternativë tjetër për shtetet e Ballkanit. Është ende proces i gjatë, jo vetëm për Kosovën, por për gjithë rajonin. Unë nuk e fajësoj BE-në për këtë. Shoh që vendet e Ballkanit thonë se i takon Evropës të na evropianizojë. Në Ballkan, reforma serioze kanë dështuar. I fajësoj qeveritë në Beograd, Tiranë, Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Shkup për ngadalësimin e procesit. Është koha që vendet e Ballkanit të tregojnë se janë të përkushtuara.
Në kontekstin e proceseve të integrimit, liria e lëvizjes është një element i rëndësishëm, por vetëm Kosova aktualisht është lënë jashtë procesit të liberalizimit të vizave. A mendoni se Bashkimi Evropian do t’i heqë vizat për Kosovën deri në fund të këtij viti?
Austin: Për befasinë time, jam optimist për liberalizimin e vizave për Kosovën, por, prapëseprapë, topi është te Qeveria e Kosovës. Për fat të keq, qytetarët e rëndomtë të Kosovës paguajnë çmimin që kanë një qeveri, e cila gjerësisht perceptohet si qeveri e kriminalizuar ose e paaftë. Andaj, procesi është zhargitur. Për më tepër, përse procesi i liberalizimit të vizave është lidhur me disa çështje që nuk kanë të bëjnë me të, si për shembull ajo e kufirit me Malin e Zi. Qeveria e Kosovës ka reputacion të keq që u ka bërë dëm të madh qytetarëve të Kosovës dhe procesit të liberalizimit të vizave.
Çfarë mendoni konkretisht kur thoni këtë për Qeverinë e Kosovës?
Austin: Mendoj se imazhi i Qeverisë së Kosovës, në perspektivën globale, nuk është pozitiv. Është një qeveri e kriminalizuar, një shtet i korruptuar që nuk është në gjendje të trajtojë çështje serioze të sundimit të ligjit. Por, kjo nuk vlen vetëm për Kosovën, janë edhe vende të tjera të Ballkanit për të cilat mund të thuhet e njëjta gjë. Por, Kosova paguan çmimin më të lartë, në kuptimin që nuk ka ende liberalizim vizash.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Voziti 117 km/h në zonën 60, shoferi në Gjilan gjobitet me 300 euro dhe ndërmerren masa të tjera ndaj tij
MPB: Janë gjetur 14 migrantë në rrethinën e Kumanovës, katër prej tyre të mitur
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
Kosova dhe Kanadaja fillojnë Programin e Bashkëpunimit në Trajnim Ushtarak
Mbi 27 mijë vetura, gati 364 milionë euro nga importi i veturave në Kosovë
Fshati i mandarinave në Berat, i gjithë prodhimi shkon për eksport
Haradinaj: Kosova direkt në NATO, është kthesa e madhe për Kosovën fituese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj