LAJMI I FUNDIT:

Pas publikimit të pamjeve ku disa burra ekzekutojnë gratë dhe fëmijët e tyre, autoritet e Kamerunit fillojnë hetimet (Video)

Pas publikimit të pamjeve ku disa burra ekzekutojnë gratë dhe fëmijët e tyre, autoritet e Kamerunit fillojnë hetimet (Video)

Një video rrëqethëse që është duke qarkulluar në internet shfaq disa gra së bashku me fëmijët e tyre, të cilat u janë mbyllur sytë për t’i dërguar për pushkatim nga “ushtarët” e Kamerunit.

Megjithatë, këto pretendime i ka mohuar kategorikisht ushtria e Kamerunit, duke thënë se nuk janë ushtarët e tyre që janë përfshirë në videon që shfaq gratë me fëmijët e vegjël me sytë të mbyllur që qëllohen për vdekje, pasi akuzoheshin se Boko Harami i kishte shfrytëzuar si kamikaze, transmeton Telegrafi.


E shpërndarë mbi 90 mijë herë në Twitter, në video shihen dy gra ku njëra me foshnje në shpinë, ku pas tyre qëndronin disa burra të armatosur të veshur me rroba të kamufluara ushtarake.

“Ju jeni Boko Haram, do të vdisni”, dëgjohet duke folur në gjuhën frënge njëri nga burrat e armatosur që mbante syze dielli dhe e godiste në fytyrë gruan.

BH janë inicialet për Boko Haram, që tash e nëntë vite po lufton për të marrë kontrollin mbi pjesën veriore të Nigerisë.

Gratë më sy të mbyllur urdhërohen të ulen afër fëmijëve të tyre, ndërsa disa momente më vonë burrat tërhiqen pas disa metra dhe dëgjohen rafalët nga pushkët e tyre.

Reuters nuk ka mundur të verifikoj autenticitetin e videos, përfshirë edhe vendin dhe kohën kur është xhiruar. Pamjet e rënda të kësaj video në rrjetet sociale kanë shkaktuar reagime të ashpra e në veçanti nga Amnesty International.

Zëdhënësi i qeverisë së Kamerunit, Issa Tchiroma Bakary, ka deklaruar se burrat në video nuk janë ushtarët të Kamerunit. Armët dhe uniformat e tyre sipas tij nuk janë të standardit të ushtrisë të Kamerunit. /Telegrafi/