LAJMI I FUNDIT:

Gjilani do të bëjë gjimnazet me uniforma

Gjilani do të bëjë gjimnazet me uniforma

Nën organizimin e Drejtorisë Komunale të Arsimit, në Gjilan është mbajtur sot takimi i kryetarit Haziri me drejtorët e shkollave fillore, të mesme dhe ata të institucioneve parashkollore, me qëllim të bashkëbisedimit për gjendjen në përgjithësi të arsimit në këtë komunë.

Kryetari Haziri ka ritheksuar faktin se sektori i arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes, gjithnjë për ta avancuar procesin edukativo-arsimor.


“Takimi i sotëm me ju, menaxherët e shkollave, është jashtëzakonisht i nevojshëm për të paraqitur nevojat dhe kërkesat tuaja për ta rritur performancën e mësimdhënësve, e në të njëjtën kohë, dalin kuadro më cilësore. Në vitin 2019 besoj shumë që nxënësit e të gjitha shkollave të Gjilanit do kenë uniformë unike. Me këtë krijohet disiplinë dhe barazi sociale”, ka thënë Haziri.

Haziri e ka vlerësuar lartë punën e menaxherëve të shkollave për vitin shkollor që shkoi, ndërkaq ka paralajmëruar investime në të gjitha shkollat në aspektin e krijimit të hapësirave gjelbëruese e në aspekte tjera, me theks të veçantë në Bresalc, Kishnapole e Gadish.

Haziri ka theksuar sfidën e madhe që ballafaqohet Gjilani, për faktin se mbi 3 milionë euro duhet orientuar në arsim për t’i mbuluar zbrazëtirat, e që i bie se 60 për qind e të hyrave komunale shkojnë për këtë sektor.

Ndërkaq, drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, pasi

ka paraqitur një elaborat për gjendjen në arsim, ka thënë se me vetë faktin se Gjilani ka rritje në testin e arritshmërisë për 2 për qind dhe atë të maturës me 4.5 për qind, tregon se është rritur cilësia.

Ndër sfidat që janë paraqitur në këtë takim është gjendja demografike e rënies së numrit të nxënësve, e cila reflekton me në zvogëlimin e normave për mësimdhënësit, hartimi i projektit ideor, analiza dhe parapërgatitjet për shkollat për mësim tërë ditor etj.

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori