LAJMI I FUNDIT:

Trembëdhjetë emigrantë ilegal kapen në autostradën Kumanovë-Tabanoc

Trembëdhjetë emigrantë ilegal kapen në autostradën Kumanovë-Tabanoc

Pjesëtarët e Policisë Kufitare kanë kapur 13 emigrantë nga Iraku pardje në mëngjes në afërsi të pompës së benzinës në autostradën Kumanovë-Tabanoc.

Emigrantët janë kapur pas njohurive të marra për kontrabandë të emigrantëve nga ana e shërbimeve policore nga Policia Kufitare, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nga MPB thonë se emigrantët kanë qenë pa dokumente, nëntë prej tyre kanë qenë burra, dy gra dhe dy fëmijë.


“Emigrantët janë marrë në pyetje dhe sipas rrëfimit të tyre, person i panjohur i ka kërcënuar dhe nga çdonjëri prej tyre ka marrë 3 mijë euro për t’i bartur në kufirin grek afër. I njëjti i ka mashtruar dhe me dhunë i ka shkarkuar në afërsi të pompës së benzinës në drejtim të kalimit kufitar Tabanoc”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Me urdhër të Prokurorisë Publike, emigrantët si viktima të kontrabandës përkohësisht janë strehuar në Qendrën pranuese për të huaj në Shkup./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kërcënoi Kurtin në emër të

Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan

Lajme
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK

Lajme
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore

Lajme
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë

Lajme
Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Masat ndaj Kosovës, BE: Do të hiqen gradualisht dhe me uljen e tensioneve në veri

Lajme
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Kalo në kategori