Nga Brukseli, në një konferencë të përbashkët për shtyp kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri i Zgjerimit, Johannes Hahn kanë theksuar në të njëjtën gjuhë se përgatitjet për hapjen e negociatave, vitin e ardhshëm, do të nisin pa humbur kohë.
E nëse komisioneri Hahn nxiti qeverinë shqiptare të vazhdojë punën me procesin e reformave, duke garantuar asistimin nga Bashkimi Europian, kryeministri Rama theksoi gatishmërinë për të mos humbur asnjë minutë kohë dhe pavarësisht se muajt përpara do të jenë të vështirë, do të bëhet gjithçka kërkohet nga BE-ja.
“Hapja e negociatave duhet të jetë qëllim kombëtar në Shqipëri. Bashkimi Europian do të asistojë në zbatimin e reformave aktuale, ndërkohë që do të vijojnë edhe përgatitjet për hapjen e negociatave për vitin e ardhshëm”, do të shprehej ndër të tjera Komisioneri Hahn.
“Jemi të gatshëm të nisim përgatitjet për hapjen e negociatave dhe të përmbushim gjithçka na është kërkuar. Nuk do të humbasim asnjë moment, edhe pse na presin muaj të vështirë përpara. E rëndësishme është që pamë një numër shumë të madh vendesh të BE-së që njohën meritat e Shqipërisë, pasi 25 vende ishin për hapjen e menjëhershme të negociatave”, deklaroi Rama.
Ndërkohë, kryeministri i vendit e ftoi për vizitë Komisionerin Hahn në Tiranë, duke i thënë se e mirëpret së bashku me ekipin e tij. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Policia dhe FSK nis operacionin e kërkimit për Arban Hisarin, i zhdukur nga 24 dhjetori
Më ftohtë në Mavrovë, Kodër të Diellit dhe Kriva Pallankë
“S’po punon mirë me pensionistët”, Rama i përgjigjet qytetarit: Realizuam reformën e pensioneve, do japim dy bonuse në vit
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Arrestohet një person në Prishtinë, kërkohej nga autoritetet polake
“Mbajeni distancën e sigurisë mes mjeteve”, Policia e Kosovës bën apel për kujdes të shtuar gjatë ngasjes në rrugët e mbuluara me borë
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për invalidët, veteranët dhe pjesëtarët e UÇK-së
Dërgohet në mbajtje i dyshuari për kanosjen e kryeministrit Kurti në emër të “Brigada Sever”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles